Sali Berisha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit ku pavarësisht humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, u votëbesua njësoj si Enver Hoxha me 93.8% të votave në një Kuvend ku më së shumti ishin të pranishëm familjarë dhe përkrahës të tij. Në procesin e votëbesimit, ndonëse Berisha u rikonfirmua në krye të Rithemelimit me 93% të votave pro, mbi 200 delegatë që morën pjesë në Kuvend, refuzuan votimin, pra nga 1203 delegatë votuan vetëm 1000. Mes tyre, 938 pro dhe 55 kundër qëndrimit të tij në krye të rithemelimit.

Grupimi Bardhi dhe një pjesë e madhe e deputetëve dhe figurave demokrate me peshë, që publikisht e kanë mbështetur, e braktisën. Nuk pati as Ervin Salianjin një nga përkrahësit e aksionit opozitar të skenarit të bllokimit në Kuvend. E pikërisht, kjo është pika që dukshëm i ndan. “Bashkëpunimi në parlament, nuk do të thotë njohje defakto e Berishës kryetar”.

Nga videot e ambienteve të Pallatit të Kongreseve vetëm reshtat e parë ishin me delegatë, pjesa tjetër ishte bosh, provë e faktit të pakundërshtueshëm: Se Berisha sa vjen e humbet ndjeshëm terren.

Pas humbjes së thellë të 14 majit, Berisha nuk e mblodhi kuvendin vetëm për votëbesimin e tij. Në kushte të reja, të masës kufizuese nga GJKKO për korrupsion pasiv për aferën “Partizani”, Berisha konkretizoi në një rezolutë të gjithë sulmin që ka ndërmarrë publikisht kundër drejtësisë. 

“Nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Edi Ramën, që mu propozua nga kryekëshilltarët e Lulzim Bashës, unë u dizenjova non-grata dhe sot kam një dhëndër të burgosur politik”

E në fakt, me masë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Posaçme e cila rrezikon t’i kthehet edhe në “arrest shtëpie”, pasi nuk e ka zbatuar, dhe me Gazmend Bardhin e 15 deputetët e tij që nuk i shkuan në Pallatin e Kongreseve pavarësisht se i ftoi, Berisha zgjodhi që në kuvend të shfaqë familjen e tij, gruan Liri Berishën, dhe vajzën e tij Argita Malltezi, bashkëshorti i së cilës është në arrest shtëpie për korrupsion pasiv e pastrim parash për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” në të cilin ndërtoi 19 kulla.  

Pa përgjigje mbetet se kush e ka financuar këtë event në Pallatit të Kongreseve karriget e të cilit ishin gjysmë të boshatisura.

Nuk janë ditët më të mira’ tha Edi Paloka në fjalën e tij në podium.

"Mos na numëroni sa jemi, por lexoni idealet që kemi” e nisi fjalën Luciano Boçi.

Kush janë ambiciet e Argita Malltezit? Përgjigjet Berisha
Argita Malltezi duket se ka ambicie t’i hyjë politikës po a po projektohet ky plan?

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve Berisha i pyetur nga gazetarët nëse vajza e tij do të bëhet pjesë e politikës, ai u shpreh se Argita Malltezi nuk është ndarë kurrë nga PD. 

"Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD.

Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta.”, tha Berisha.

Në Kuvendin e Berishës kanë marrë pjesë 1203 delegatë, 4-fish më pak se në Kuvendin e 11 dhjetorit të 2021-shit, ku Rithemelimi deklaronte 4920 delegatë.

Deputetët që braktisën Berishën në Kuvend
1. Gazment Bardhi
2. Jorida Tabaku;
3. Dhurata Çupi;
4. Saimir Korreshi;
5. Lefter Geshtenja;
6. Zheni Gjergji;
7. Qani Xhafa;
8. Helidon Bushati;
9. Orjela Nebiaj;
10. Ramadan Likaj;
11. Xhelal Mziut;
12. Flamur Hoxha;
13. Bledion Nallbati;
14. Agron Gjekmarkaj;
15. Ferdinand Xhaferaj;
16. Andia Ulliri;
17. Ilda Dhori

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Votëbesimi i Berishës, 200 delegatë që morën pjesë në Kuvendin 'familjar' refuzuan të votojnë

1701535309_64001701527648x4074360497665369476810674759751788048335717n559.jpeg

Në procesin e votëbesimit të Sali Berishës në krye të Rithemelimit siç njofton vetë Rithemelimi, mbi 200 delegatë që morën pjesë në Kuvendin "familjar" refuzuan votimin. Sipas shifrave të bëra publike nga vetë Rithemelimi, nga 1203 delegatë, votuan vetëm 1000. Mes tyre, 938 pro dhe 55 kundër qëndrimit të Berishës në krye të rithemelimit.

Ora 17:05
I braktisur dhe nga Bardhi, Berisha si Enver Hoxha, votëbesohet në krye të Rithemelimit me 938 vota në 'Kuvendin familjar'! 55 kundër

Përfundon procesi i numërimit të votave të 'Kuvendi familjar' të Sali Berishës. Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso njofton se nga 1000 votues, 938 kanë votuar pro Berishës duke e rikonfirmuar në krye të Rithemelimit kurse 55 kanë qenë kundër. 

"Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.  Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.  Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme. Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë. Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë", tha Ivi Kaso.

Ora 16:30
‘Fjasko’ e Kuvendit të Berishës: Audienca gjatë fjalës së kreut të Rithemelimit, në minimumin historik (FOTO)

Sali Berisha përveç faktit që ndodhet në vështirësi politike, diplomatike dhe tani edhe në raport me drejtësinë, tashmë ndodhet edhe para faktit që nuk ndiqet më nga demokratët.

Siç shihet edhe në foto, gjatë fjalës së Berishës në kuvendin e Rithemelimit, ish-kryeministri po ndiqej vetëm nga 391 persona, shifër tepër e ulët krahasuar edhe me faktin që ka me vete edhe një infrastrukturë digjitale.

Ora 14:31
Shfaqja e Argitës në Kuvendin e foltores, reagon gazetarja: Je Non Grata! S’na përfaqësoni ju që keni përfituar nga privilegjet e babait

Prania e Argita Berishës në Kuvendin e foltores ku edhe mbajti fjalën e saj, pati shumë reagime pasi kjo shënon daljen e parë të një prej fëmijëve të ish-kryeministrit në një podium politik.

Një reagim kritik lidhur me fjalimin e Argitës ka ardhur edhe nga gazetarja, Desada Metaj e cila ndër vite njihet si mbështetëse e opozitës.

Në një postim të bërë në rrjetin e saj social, Metaj shkruan se Argita Berisha nuk përfaqëson brezin e ri pasi gjithmonë ka përfituar nga privilegjet e babait të saj. Në fund reagimin e saj, Argita e shoqëron me hashtagun “je non grata”.

“Një nga shëmtitë e politikës shqiptare është përdorja që i bëhet familjarëve me akuza personale për fëmijët dhe bashkëshortët. Por më e shëmtuar qënka kur dëgjon fëmijët e politikanëve kur të shiten si përfaqësues të brezit.

Ah jo, nuk na përfaqësoni ju që keni përfituar nga priviligjet e baballarëve. Ju bëni mirë të shijoni çkeni përfituar në heshtje. Përndryshe, kur dilni dhe u kërkoni 50-60 vjeçarëve të ndryshojnë Shqipërinë që fëmijët tuaj të jetojnë të lumtur, dukeni që keni dhe probleme në formim.

Sepse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit që ndryshimi të vijë nga të moshuarit. Ndryshimin e sjell rinia, studentët. Ndaj mblidhni mendjen dhe pajtohuni me fatin. Nuk jeni brezi i djegur, jeni fëmijët e baballarëve që mbajnë përgjegjësi për djegien e shpresës për ne… e fatkeqësisht me gjasë dhe për fëmijët tanë! #jenongrata", shkruan Desada Metaj.

Ora 14:15
Nuk shkoi në Kuvendin e Berishës, Salianji ‘kritika’ për Rithemelimin: Korrigjimet janë të pamjaftueshme, duhen ndryshime të thella

1698924993_salianji.jpeg

Deputeti demokrat, Ervin Salianji pavarësisht bashkëpunimit me anëtarët e Rithemelimit në aksionin e dhunshëm opozitar në Kuvend, sot ka zgjedhur të mos shkojë në Kuvendin e thirrur nga Berisha.

Madje nëpërmjet një postimi në facebook, ai në një farë mënyrë edhe ka kritikuar këtë Kuvend, duke u shprehur se korrigjimet janë të pamjaftueshme dhe se janë të domosdoshme ndryshime të thella për t’i hapur rrugë më të mirëve dhe të rinjve.

“Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten!  Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme!  Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot! 

Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë”- shkruan Salianji.