Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, e bashkë me ta edhe socialisti Tom Doshi kanë votuar kundër projektligjeve: Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore; Përfundimin e kalimit në pronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërrmarrjeve bujqësore dhe ndryshimet në ligjin aktual për shqyrtimin e vlefshmërisë të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.
Mazhoranca i ka votuar të githa projektligjet me 68 vota pro, 56 deputetë të opozitës kanë atestuar ndërkohë që 3 deputetë, mes të cilëve Oketa e Mediu deklaruan votën kundër.
Gjithashtu, kundër ndryshimeve në ligjin për titujt e pronësisë ka votuar edhe deputeti tjetër socialist Arben Isaraj.
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erjon Braçe tha se ky ligj nuk është në favor të pronarëve dhe pr/ligji është ndryshuar disa herë. “Nuk është zgjidhur cështja e pronësisë së tokës. Ju ua merrni tokën fshatarëve dhe ngrini palate.”
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli mbrojti pr/ligjin fhe ftoi të votohet unanimisht nga deputetët. Ministri tha se ligji përcakton qartë se kur jepet pronësia dhe se ligji përcakton qartë se kush janë përdoruesit.
DEBATI HALIMI - BRAÇE GJATE INTERPELANCES PER DREJTESINE
Në mbyllje të seancës u zhvillua një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
Në fjalën e tij Braçe akuzoi ministrinë e drejtësisë Halimi se me vendime të padrejta, kjo ministri ka njohur shitjen e pronës së banorëve në gjirin e Kakomesë.
Ministri Halimi në fjalën e tij theksoi se vendimet për pronat në gjirin turistik të kakomesë janë dhënë gjate qeverisjes së socialistevë duke treguar dhe disa dokumenta. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Brace që akuzoi Halimin se po i devijon cështjes së vërtetë.
ENERGJIA, BALLA: TOPALLI E FAMIJËT E BERISHËS TALLEN ME FATURAT
Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar gjatë seancës plenare, kryeparlamentaren Topalli, por edhe fëmijët e kryeministrit Berisha se nuk respektojnë kontratat për pagesat e energjisë elektrike.
“Enti rregullator është i paaftë të kontrollojë tregun e energjisë, qytetarët paguajnë faturat më të shtrenjta në rajon. Qytetarët janë vjedhur si nga enti ashtu edhe nga faturistët e CEZ. Topalli paguan 30 mijë lekë të vjetra energji në muaj. Familja e berishës nuk paguan fare. Prokuroria të hetojë mbifaturimin e energjisë. Berisha do që Shqipëria dhe Kosova të jenë në patronazhin e mafias serbe për interkonjuksionin”, deklaroi deputeti.
SHERRI SHALSI- MEDIU
Tragjedia e Gerdecit është rikthyer në qendër të një debati mes ministrit aktual të mjedisit Fatmri Mediu dhe deputetit të PS, Eduard Shalsi, edhe pse përplasja mes tyre nisi për pr/ligjin për “Për kthimin dhe kompensimin e pronës të ndryshuar”. Sa herë vijnë zgjedhjet ju bëni ligje sa për tu hedhur hi syve qytetarëve. Ka prapaskena personale në hartimin e këtij projektligji, i cili nuk u shërben qytetarëv. Ne nuk mund të bëhemi palë e një ligji farse.- theksoi Shalsi duke kundërshtuar ndryshimet në këtë ligj.
Ndërkaq ministri Mediu u përgjigj duke theksuar se socialsitët kanë injoruar pronarët edhe kur keni qeverisur. Perplasja mes tyer vijoi edhe pse kryetarja e kuvendit fillimisht nuk pranoi të kishte një tjetër replikë të deputetit Shalsi. Ky i fundit iu drejtua ministrit Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit me fjalët : Duhet të ishit kokëulur për 26 jetët që humbën në Gërdec.
Ndërsa Mediu u përgjigj: E kam sqaruar pozicionin tim në lidhje me këtë tragjedi, për të cilën kam një peng të madh moral për faktin se kam qënë ministër i mbrojtjes në kohën kur ndodhi tragjedia. Në debat është përfshirë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli,e cila theksoi se 'Ju na sollet avokatin e ministrit Mediu në cështjen 'Gërdeci' për ta votuar si anëtar të KLD. Ju duhet të kërkoni falje apo jeni në krizë morale."
(aq/sg/jd/shqiptarja.com)