Kuvendi miraton Eurobondin, borxhin për OSHEE-në dhe buxhetin faktik, opozita abstenon! Ngrihet Komisionit hetimor për mbetjet urbane

Pas rreth 10 orësh diskutime e debate të shumta, Kuvendi ka miratuar me 78 vota pro, projektligjin për eurobondin prej 700 milionë euro. Shqipëria do të dalë në tregun ndërkombëtar për eurobondin në fillim të nëntorit. Ky borxh do të shlyhet nga 7 deri në 10 vite dhe do të përdoret për disa sektorë. Ky është eurobondi i 5 që vendi do të marrë.

Po me 78 vota pro deputetët miratuan marrjen e borxhit  në BERZH prej 70 milionë eurosh për OSHEE për përballimin e pasojave të pandemisë në këtë sektor.  Drita jeshile iu dha edhe miratimit të buxhetit faktik të vitit 2020 me 76 vota pro.

Ndonëse ishte një pikë e diskutuar, maxhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin për ngritjes së një komisioni hetimor për trajtimin e mbetjeve urbane, qendër e sulmeve dhe akuzave të opozitës. Komisioni Hetimor për mbetjet urbane u miratua me 117 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim. Komisioni Hetimor për trajtimin e mbetjeve urbane ka si qëllim kontrollin e ligjshmërisë të veprimeve administrative nga organet publike të proceduara në ndërtimin dhe administrimin e impianteve të  trajtimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane për Elbasanin, Fieri dhe Tiranën.

Përbërja e Komisionit Hetimor për Mbetjet Urbane: Jorida Tabaku kryetare, Ermonela Felaj, zv.kryetare, Anëtarë: Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Etjen Xhafaj, Anila Denaj, Fadil Nasufi, Antoneta Dhima, Besjan Ajazi, Edmond Spaho. Elidon Bushati, Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Fefter Gështenja.

Projektligj "Për eurobondin, që do të emëtohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dore nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë" miratohet me 78 vota pro, 4 kundër dhe 33 abstenim.

Projektligj "Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020" miratohet me 76 vota pro dhe 41 kundër.

Projektligj "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpëmdarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-se për reagimin ndaj krizes së pandemisë Covid-19" miratohet me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim

Projektvendim "Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmerinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier” miratohet me 117 vota kundër asnjë, abstenim 1.


Lajmi kryesor:

Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh


I.K/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb