TIRANË - Projektbuxheti i shtetit për vitin 2015 dhe paketa fiskale vijojnë dhe sot të diskutohen në komisionet e përhershme të Kuvendit.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj janë të pranishëm sot në komisionin parlamentar të Medias, për të diskutuar rreth shifrave në buxhet që qeveria ka akorduar për këto dikastere.
Po ashtu, pr/buxheti do të diskutohet në parim dhe në komisionin e Sigurisë dhe atë të Ekonomisë, ndërsa në orët e mesditës komisioni i Integrimit, krahas p/buxhetit, do të diskutojë dhe katër pr/ligjet e paketës fiskale, që e shoqërojnë atë.
Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat zhvilloi sot pasdite një seancë dëgjimore me Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani , lidhur me projektbuxhetin për vitin 2015.
Me ligjin e ri të buxhetit qeveria ka objektiv kryesor zhvillimin ekonomik, uljen e borxhit, reformën e pensioneve dhe reformën në sistemin energjetik, si një nga sektorët më problematikë./ATSH/
/Shqiptarja.com