/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama gjatë një interpelance të enjten në Kuvend tha se nëse ka një gjë me të cilën ne krenohemi, është sjellja ndaj minoriteteve.
Duke iu përgjigjur kërkesës së deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, per te dhene shpjegime per respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve në Shqipëri, Rama tha se "nëse ka disa pak gjëra që ne mund të krenohemi para botës dhe para fqinjëve në Veri e në Jug, është sjellja jonë me minoritetet si shqiptarë në Shqipëri.
Sigurisht nuk ka përsosmëri, pasi do të ishte pretendim i madh të flisnim për përsosmëri, por ka një situatë dhe një marrëdhënie me minoritetet si askund tjetër në Ballkan, si në vendet e rajonit, anëtare të BE-së ose dhe ne ato që janë pretendë për në BE", u shpreh kryeministri në fjalën e tij në parlament
/Shqiptarja.com