Kuvend, replika Balla - Topalli

Kuvend, replika Balla - Topalli
TIRANË - Gjatë seancës së sotme, në nisje të diskutimit për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ajo u kërkoi socialistëve nëse kanë gjë për të diskutuar.
Pas heshtjes së socialistëve, Topalli iu drejtua atyre duke thënë: “Normal nuk keni gjë për të thënë se Berisha takon Klinton dhe Rama takon Nanon”.

Madje paralelizmi midis dy takimeve ka shërbyer edhe si temë debate mes Topallit dhe deputetit socialist Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Balla: “Do më lësh të mbaroj”.

Topalli: “Mbaro, se ju të mbarum jeni”.

Balla: “Do më lësh të flas?”

Topalli: “Fol, fol por nuk po të dëgjon njeri”

Balla: “Ti tani nuk ndjen më”

KONFERENCA E KRYETAREVE, SHTYHET DISKUTIMI PER PROCEDURAT
Drejtuesit e grupeve Kuvendor kanë vendosur të diskutojnë në mesin e muajit maj lidhur me fillimin e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri. Konferenca e kryetarëve të grupeve kuvendore, e mbledhur sot rreth orës 9.00 nuk ka marrë në shqyrtim këto procedura, duke miratuar vetem ligjet qe do të kalojnë në komisione dhe Kuvend gjatë 3 javëve të ardhshme. Burimet pranë takimit me dyer të mbyllura konfirmuan se, nuk është diskutuar për kohën e nisjes së procedurave për zgjedhjen e kreut të shtetit, të cilat parashikohet të fillojnë në fund të muajit maj dhe të mbyllen në korrik, kur daton dhe fundi ligjor i procesit. Palët kanë rënë dakord që për këtë çështje të mblidhen një herë tjetër.

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT, KUSHTETUTA
Në bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit