Kuvend, rikthehet debati
për testin për talaseminë

Kuvend, rikthehet debati<br />për testin për talaseminë
TIRANË - Në Komisionin Parlamentar për sigurinë e gjakut, specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë dje kanë folur për futjen me detyrim në protokollin e ekzaminimeve të grave shtatzanë si dhe të analizës së elektroforezës, që zbulon nëse çifti është mbartës apo jo i talasemisë.

Edhe pse dhurimet e gjakut janë rritur talasemikët vazhdojnë të vuajnë mungesën e gjakut. Në Shqipëri, megjithëse janë regjistruar 28 mijë dhurime gjaku, përsëri nevojat janë shumë më të mëdha.

Ndërkaq Qëndra Kombëtare e Gjakut që ndodhet në Tiranë është i vetmi institucion që kryen testet e sigurisë së gjakut në të gjithë vendin.

Nëpër qendrat e tjera mungojnë aparaturat. Kjo do të thotë që pasi vullnetarët kanë dhuruar gjak, ai duhet të transportohet në Tiranë për t’i bërë testet e sigurisë, e më pas të trasportohet përsëri në destinacionin e duhur.


Shkrimi u publikua sot(30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset