TIRANE- Ka qenë deputetja socialiste Valentina Leskaj e cila ka kërkuar që Kuvendi të mbajë 1 minutë heshtje në nderim të kujtimit të Ardian Klosit. Shqipëria, është shprehur Leskaj, ka humbur jo vetëm një ndër intelektualët e shquar të botës shqiptare, por edhe një nga kontributorët e ditëve të para për demokraci.

“Ditë më parë u nda nga jeta në mënyrë tragjike një ndër intelektualët e shquar të botës shqiptare, Ardian Klosi. Shqipëria humbi një prej personaliteteve që u shqua si historian, përkthyes, publicist.Ardian Klosi njihet si një nga kontributorët e ditëve të para për demokraci përfshirë edhe kontributin e tij në gazetën e parë opozitare, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Botues të saj. Ai mbetet një kontributor i vijës së parë të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut, të mjedisit e të kulturës shqiptare. -u shpreh deputetja socialiste Leskaj në Kuvend.(ns/shqiptarja.com)