Kuvendi, AAK: S'ka bllokadë, vonesat
nga kokëfortësia e disa njerëzve

Kuvendi, AAK: S'ka bllokadë, vonesat<br />nga kokëfortësia e disa njerëzve
Krijimi i institucioneve të reja në Kosova është futur në ngërç pas bllokimit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, që do i hapte më pas rrugë qeverisë së re.

Sipas deputetit të Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është më se i nevojshëm krijimi i institucioneve udhëheqëse në vend, dhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Institucionet e reja duhet të formohen sa ma shpejtë që është e mundur, sepse është e nevojshme që t'i kemi ato për të ecur tutje në shumë procese që janë jetike për qytetarët dhe për Kosovën”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.

Madje, sipas Lekajt, nuk ka bllokadë institucionale në vend, por që janë disa vonesa që, siç thotë ai, po shkaktohen nga kokëfortësia e disa njerëzve.

“Bllokadë nuk mund të themi që ka, por janë disa vonesa që po shkaktohen nga kokëfortësia e disa njerëzve, që në një mënyrë apo tjetër të njëjtit po e keqpërdorin kryesuesin e seancës, duke harruar që përmes këtij pozicioni krejt ceremonial as nuk merret e as mund të uzurpohet pushteti”, ka shtuar Lekaj.

Lekaj ka cilësuar gjithashtu se kryetari i Kuvendit i takon PAN-it dhe se votimi duhet të jetë krejt ceremonial-formal.

“Kryetari i Kuvendit i takon PAN dhe votimi duhet të jetë krejt ceremonial-formal, duhet të mësohemi njëherë e mirë që të formojmë institucione si duhet dhe pa të tilla kapriço si kanë bërë dhe edhe sot po vazhdojnë njëjtë. Zgjidhjen përfundimtare duhet ta bëjmë ne, pa na imponuar askush”, ka përfunduar Lekaj.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali