Kuvendi, debat e akuza për veriun

Kuvendi, debat e akuza për veriun
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Liburn Aliu ka reaguar sot në seancën plenare lidhur me deklaratat e djeshme të kryeminsitrit Hashim Thaçi se gishti që po i drejtohet një komuniteti.

“Kjo gjë më intrigoi Kjo pjesë është me shumë rreziqe sidomos kur është e pavërtetë dikush të fajësojë dikë në bazë të entitetit. Ne po e akuzojmë Serbinë e kryeministri e ndërlidh me komunitetin serb” ka deklaruar Aliu.
Ai shtoi se Vetëvendosje reagon ndaj lejimit të strukturave të Serbisë ndërsa qeveria këto krime i cilëson terroriste dhe fajtori lihet anonim.

“Pra gishti duhet t’u drejtohet strukturave të Serbisë sepse ato janë përgjegjëse për këto incidente, e ju jepni deklarata neutrale e derisa deklaroni kështu ju po doni bashkëjetesë me këto struktura” ka folur deputeti Liburn Aliu duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e drejton gishtin asnjëherë kundër popullit apo një etnie, ne drejtojmë gishtin vetëm kundër Serbisë.

Kurse sa i përket hetimeve që policia është duke i bërë në veri, të thëna dje nga kryeministri Thaçi, Aliu pohoi se derisa institucionet e Kosovës nuk kanë qasje dhe nuk e kanë veriun nën kontroll nuk ka sesi të zhvillojë hetime në atë pjesë të Kosovës.

Reagimi i Vetëvendosjes vjen një ditë pas që kryeministri Hashim Thaçi akuzoi opozitën në Kuvend se po e akuzojne apo si tha ai “nuk duhet të drejtohet gishti drejtë një komuniteti derisa drejtësia nuk ka dhënë vendimin përfundimin”, duke folur për vrasjen e Selver Haradinajt në veri të Mitrovicës.

“Unë e kuptoj këtë shqetësim e qytetarëve për situatën e tensionuar në veri të vendit i kuptoj edhe ndjenjat e emocionet e qytetarëve pa dallim etnie, në njetën në kohë i kuptoj reagimet e ndonjë deputeti por nuk mund t’i kuptoj thirrjet të shkëputura të ndonjë deputet për përdorimin e forcës, pasi secili prej jush do të mund ta mendonte se çka do të mund të ndodhte po të autorizonim përdorimin e forcës në veri” tha kryeministri Thaçi i cili dje nuk kishte folur për një orë më pas kishte dalur nga séance dhe kur ishte kthyer pas dy orëve dhe kishte marr fjalën opozita kishte braktisur seancën.

Sipas Thaçit bojkoti nga opozita ishte mungesë e argumenteve.

Ardian Gjini, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se kryeministri ka harruar se kush ka kërkuar këtë ndërhyrje, duke e rikujtuar se ishte zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi ai i cili kishte paralajmëruar një ndërhyrje me forcë atje.

Opozita e quajti papërgjegjshmëri e kryeministrit të merret me fjalë derisa duhet të veprojë në veriun që çdo ditë po shpërngulen shqiptarët nga kërcënimet dhe vrasjet që po ju ndodhin në mungesë të sigurisë për 14 vite.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë