Kuvendi ‘dush të ftohtë’ KLGJ dhe KLP-së: Po mbrojnë ‘shokët’ e Enkelejda Hoxhës në drejtësi

Kuvendi ‘dush të ftohtë’ KLGJ dhe KLP-së: Po mbrojnë ‘shokët’ e Enkelejda Hoxhës në drejtësi

Deputeti Adnor Shameti

Përfaqësues të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë kanë artikuluar kritika të forta në adresë të Këshillit, Deputeti social Adnor Shameti akuza KLGJ dhe KLP-së për lobingje, mungesë bashkëpunimi, zvarritje dhe refuzim të propozimeve të ILD për të ndëshkuar gjyqtarët dhe prokurorët abuzues të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organe të cilat kanë zëvendësuar prej tre vitesh Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucionin famëkeq nën kontrollin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, që vepronte si mburojë e praktikave abuzive në gjykata si dhe ish-Këshillin e Prokurorisë, që vepronte nën hijen e Adriatik Llallës. Deputeti social Adnor Shameti, gjatë relatimit të veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin e kaluar, ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se KLGJ dhe KLP po demostrojnë sjellje refuzuese ndaj propozimeve të ILD-së për të ndëshkuar ‘shokët’ e Enkelejda Hoxhës në drejtësi.

Shameti tha se edhe dosja e Enkelejda Hoxhës, e cila u arrestuar nga SPAK teksa po lironte të dënuarin e radhës për vrasje, ‘flinte’ në KLGJ. Deputeti nënkuptoi me komentet e tij të forta se KLGJ lëvizi duke shkarkuar Enkelejda Hoxhën vetëm pasi gjyqtarja u godit nga SPAK dhe çështja u kthye mori vëmendje të madhe publike. Shameti u shpreh se KLP nuk po vepron ndaj prokurorit, që ka heshtur për aktet e gjyqtares Hoxha, e cila ka liruar nga burgu disa personazhe të botës së krimit. Bëhet fjalë për prokurorin Bujar Memia.

 Sipas relatorit Shameti “ILD mori një arsenal ankimesh që ‘flinin’ KLD, më pas në KLGJ, KLP dhe në Zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme. Kur ne të gjithë votuam reformën në drejtësi dhe rrjedhimisht edhe organet e reja të drejtësisë, patëm në mendje krijimin e një korpusi të madh drejtësie, që të funksiononte si i tillë dhe funksionimi me ishuj dhe pa linja komunikimi me njëri-tjetrin. Aq më keq do të ishte nëse do përfundonte në ishuj që ngrenë barrikada midis njëri-tjetrit, në debate shterpë për kompetencat apo më keq për lobingje brenda profesionit. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar 8 vendime për nisjen e hetimit disiplinor, konkretisht për dy prokurorë dhe 6 gjyqtarë. Për periudhën shkurt-dhjetor (2021) janë formuluar 4 kërkesa për procedim disiplinor, 3 pranë KLGJ dhe 1 pranë KLP-së. Meqë jam tek ankesat, nuk mund të lë pa përmendur dot se rasti i gjyqtares së arrestuar nga SPAK, kishte janë që flinte në zyrat e KLGJ-së, ashtu siç ‘fle’ në KLP dosja e prokurorit që për ILD-në kishte bërë shkelje të ngjashme me magjistraten e arrestuar. Në parim nuk ka asnjë shpjegim dhe asnjë justifikim ligjor për vonesat e KLGJ-së dhe KLP-së në reagimin ndaj dosjeve të prezantuara nga ILD-ja. Por, akoma më keq, sjellja e refuzuese e KLP-së dhe KLGJ-së ndaj propozimeve të Inspektorit të Lartë i Drejtësisë për marrjen e masave disiplinore, mund të rezultojë në demotivim të inspektorëve të ILD-së për të ushtruar me idealizëm detyrën e tyre”.

Për veprimtarinë e ILD-së, Komisioni i Ligjeve ka hartuar një rezolutë e cila do të mirohet nga Parlamenti, ndërsa zvarritja e shqyrtimit të propozimeve për ndëshkimin të magjistratëve abuzivë, do të trajtohet gjatë raportimit të krerëve të KLGJ dhe KLP në Komisionin e Ligjeve, për veprimtarinë vjetore. Ndërkaq, në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani aktualisht janë hapur dhe po shqyrtohen dosjet e ‘nxehta’ të lirimit me kusht të të burgosurve të rrezikshëm, disa prej tyre të dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda, por që sot kanë lënë qelitë ose kanë nisur lëvizjet për të fituar lirinë.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?