Kuvendi e qeveria ngrin për 2 muaj ligjet e Braçes për tokat bujqësore

Kuvendi vendosi në dy komisione parlamentare të ngrijë për dy muaj dy projektligje të deputetit Erjon Braçe që synonte të lehtësonte marrjen e certifikatave të pronësisë për familjet bujqësore.

Ligji vendos si afat kohor kur personi është vendosur në territor gushtin e vitit 1991. Ka ndodhur që njerëzit janë zhvendosur para kësaj periudhe, por për shkak të trazirave pasaportizimi ka ndodhur pas gushtit të 1991-shit. Prej 1991 e këtej e kanë tokën thjesht në përdorim dhe ligji aktual ju kufizon atyre mundësinë e marrjes së një certifikate pronësie. Ne ju njohim të drejtën që të provojnë faktikisht vendosjen në këto territore para gushtit të 1991.

Erjon Braçe, Deputet i PS

Edhe pse në thelb nuk ishin kundër kësaj nisme, dy përfaqësues të qeverisë, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu thanë se ishin kundër këtyre korrektimeve të pjesshme, teksa sipas tyre qeveria po punon për dy ligje të plota.

Nuk kemi nevojë për këto arnime, teksa ligjet që ne do të sjellim mund të përfshijnë edhe këto komponentë të rëndësishëm.

Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë

Jam dakord me z. Peleshi. Ne po punojmë për një paketë të plotë që mendojmë se do ta sjellim shpejt.

Toni Gogu. Zv.ministër i Drejtësisë

Fjala e dy përfaqësuesve të qeverisë nuk i mjaftoi Erjon Braces i cili kërkoi një afat, e as deputetëve, të cilët thanë se nëse qeveria nuk i sjell ligjet deri në dhjetor, atëherë Kuvendi do të miratojë dy nismat e Braçes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv