Nëse keni qenë ndonjëherë kuriozë të shihni nga afër ambientet ku çdo të enjte politikanët marrin vendime të rëndësishme për vendin, apo edhe ku ‘grinden’ me njëri tjetrin, tashmë do ta keni këtë mundësi.
/Shqiptarja.com
Për gjatë dy ditëve, me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit, nga ora 10:00 deri në orën 14:00 dyert e sallës së seancës plenare do të jenë të hapura për qytetarët.
Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë aktivitetin “Dyert e Hapura” pranë sallës së seancave plenare, duke i dhënë kështu mundësi kujtdo që ka dëshirë të vizitojë nga afër ambientet ku zhvillohen punimet e Kuvendit në seancë plenare.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












