Parlamenti i Shqipërisë ka hapur edhe sot dyert për qytetarët në mbarë vendin, me rastin e përvjetorit të çlirimit. Ashtu si dje, në Ditën e Pavarësisë, qytetarë të shumë të të gjitha moshave kanë shkelur sot në sallën e Parlamentit, aty ku thuajse çdo javë deputetët diskutojnë e debatojnë mes tyre. Report Tv marrë mendimin e qytetarëve të ndryshëm për vizitën në Parlament dhe ndjesinë që ju ofroi të shkelurit në vendin e ligjvënësve.

Shefja e seancave plenare, Meri Fanko, tha për mikrofonin e Report Tv se ky popull pret nga politika, pavarësisht notave negative, dhe se hapja e dyerve për qytetarët është një përshtypje pozitive. 

Përshtypje shumë pozitive, ky popull pret nga kjo politikë, pavarësisht notave negative. Ky është një mesazh për të qenë më humanë, më njerëzorë. Aty brenda ka njerëz të ndryshme, besimi duhet të kthehet. Sot është dita e kujtimit të njerëzve që luftuan për ideal.

Çfarë atmosfere ka kur janë qytetarët në sallë?
Ligjet janë të ftohta, ndërsa qytetarët kanë probleme të tjera, kërkojnë nga politika, kokën e kanë atje. Ka një dallim esencial, është shumë më komode të monitorosh qytetarët, jo duke ju kthyer shpinën.

Qytetari: Më vjen mirë që u hap Parlamenti për popullin. Përveç gjërave të mira që presim nga Parlamenti, kam dhe një vërejtje për parlamentarët. Në të gjithë botën të gjithë kërkojnë ta shtojnë popullin, këta kërkojnë ta pakësojnë. Këta kanë nxjerrë një ligj për minoritetin, që është antikushtetues dhe tradhtar. Ne të Gollobordës kemi luftuar për shumë vite, është në qendër të Shqipërisë etnike. Erdha këtu për të takuar ndonjë parlamentar për t’ia bërë këtë me dije. Ku e gjetën këta që Gollobordën e bënë minoritet.

Fëmija: Salla e Parlamentit m’u duk mirë. U ula në vend të parë, te kryeministri. 

d.c./shqiptarja.com