TIRANE - Në lojën për presidentin e republikës duket se ka hyrë edhe vetë administrata e Parlamentit. Ky institucion i ka dërguar sot gazetarëve një email që përmbante një procesverbal të vitit 2002 kur mazhoranca e atëhershme socialiste miratonte kandidaturën e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Mesazhi i emalit të dërguar nga administrata e Kuvendit është një kundërpërgjigje ndaj socialistëve sot në opozitë, të cilët janë shprehur kundër kandidaturës së Xhezair Zaganjorit për president të republikës pasi nuk kanë qenë pjesë e negociatave.
Deputeti socialist Erjon Braçe ka shkruar edhe më tej duke kritikuar publikisht figurën e tij Zaganjorit duke e cilësuar atë si “kandidat i partive të Qeverisë në ikje. PS është përjashtuar nga çdo negociatë deri tani. As e ka pyetur kush”, ka thënë Braçe në faqen e tij në Facebook.
Përveç kësaj, sipas Braçes, “moralisht, zotëria s'mund të kandidojë! Vetëm 3 javë më parë ka votuar në kushtet e konfliktit të interesit të qëndrojë në detyrën e gjykatësit kushtetues dhe pse i ka mbaruar mandati prej kohësh! Zgjodhi të përmbushë interesin politik të mazhorancës dhe jo t’i bënte nder Kushtetutës e Gjykatës! Një tjetër gjykatës, koleg i tij refuzoi të bëjë këtë dhe dha dorëheqjen! Kaq për të kuptuar se ç'drejtësi do kemi nën këtë kandidat për President".
Procesverbali i publikuar nga Kuvendi me votimin e datës 24 dhjetor 2002 ku e majta jepte 84 vota pro ndaj Zaganjorit, duket se është kundërpërgjigjja ndaj këtyre kritikave.

(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shoqëria civile: Zgjidhni një presidente grua