Kuvendi i 11 dhjetorit, Braçe kërkesë institucioneve ligj-zbatuese: Pse nuk kontrolloni thasët me lekë që Sali Berisha po derdh në mes të Tiranës, kush po e financon?

Kuvendi i 11 dhjetorit, Braçe kërkesë institucioneve ligj-zbatuese: Pse nuk kontrolloni thasët me lekë që Sali Berisha po derdh në mes të Tiranës, kush po e financon?

Pamje për organizimin e Kuvendit të Berishës dhe Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkon nga institucionet ligj-zbatuese të fillojnë lëvizjet dhe të kontrollojnë 'thasët me lekë që Sali Berisha' po derdh në mes të Tiranës.

Duke ju referuar organizimit me investime të mëdha që po kryen Berisha për të zhvilluar Kuvendin e 11 dhjetorit, Braçe ngre pyetjet dhe pret nga institucionet përgjegjëse që të marrë një përgjigje se kush po e financon Sali Berishën dhe cili është burimi i të ardhurave për shpenzime të tilla.

Që Sali Berishës, thotë Braçe nuk i kanë munguar lekët kjo nuk është e re, pasi dhe Hitlerit si munguan kurrë, por shton deputeti i PS-së, në momentin që çdo shqiptari i kontrollohet çdo çantë kur futet në Shqipëri, pse ish-kreut të PD-së nuk i kontrollohen thasët me para.

'Shume thase me leke, shume! Qe Sali Berishes si kane munguar kurre parate, kjo nuk eshte e re! Edhe hitlerit si munguan kurre! Por nje gje nuk kuptoj; Ne zemer te Tiranes, po shpenzohen shume thase me leke nga nje njeri i vetem, por asnje agjenci ligjzbatuese nuk leviz nga vendi;

Madje sapo mbaroi orari zyrtar dhe nisi fundjava dhe zero veprim ka! Para per qirane e stadiumit, para per tribunen, para per ekranet, para per zerin, para per transmetimin, para para para para para;

Po burimi cili eshte? Hyra tani ne Qemal Stafa dhe aty, ka mbi 100 njerez qe po punojne, ka nje varg te gjate mjetesh me materiale e paisje, por te gjitha jane te paidentifikuara, kane hequr logot identifikuese!

Ne Durres, paisjet jane bere hyrje nga KUADR.COM por operacioni eshte zgjedhur i tille qe mos lere asnje gjurme!

Kush po punon, kush po merr parate dhe kush po paguan? Qe Sali Berishes ne 8 vite nuk ju nderprene kurre burimet e parave, nuk ju prish asnje nga kontratat qe firmosi e vulosi si koncesione duke ikur, nuk ju sulmua asnje nga kompanite kliente, nuk ju kallezua asnje nga hajdutet e medhenj qe shfrytezonin pushtetin e sherbenin si depozita parash, kjo eshte e dukshme;

Por tani kur cdo shqiptari qe kthehet nga emigrimi i kontrollohet cdo cante, si ka mundesi qe ketij si kontrollohet asnje nga thaset qe po derdhen ne mes te Tiranes?!'- shkruan Braçe.

Në një shkrim të publikuar në Shqiptarja.com dhe Report Tv janë ngritur pikëpyetje mbi financimet për shpenzimet disa qindra mijë euroshe që i duhen Berishës në të gjithë këtë aksion. 

Jo vetëm marrja me qira e 'Air Albania' që kushton më shumë se 8 mijë euro dhe gjithë organizimi aty nga një kompani eventesh, por edhe gjithçka ka ndodhur që prej 16 shtatorit, me dhjetëra foltore, që kur Berisha nisi aksionin e tij, asnjë qindarkë nuk është bërë transparente.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 11/12/2021 06:42

    Ishe zvkryeminister pse nuk heton o erion...ju ruani njeri-tjetrin...sepse keni vjedhur te dy palet....

    Përgjigju
  • ermal: 10/12/2021 20:53

    O erjon Brace po kush dobej shtet me ke do zbatosh vendime me drejtorin e Albpetrolit me urithin Florian mucaj apo me zarin e tij Ylli Skenderaj qe vjedhin naften dhe ua futen pounetoreve? Ja keta jane drejtuesit ketu! E di ter Fieri ca kan ber ne ujsjelles, pale ne Albeptrol....

    Përgjigju
  • Sara: 10/12/2021 19:17

    Sepse institucionet ligj zbatuese jan pjese e thesit te Berishes prandaj nuk hetojne dhe nuk e arrestojne.Po lejojn nje kriminel ti veri prap flaken Shqiperise me plerat qe e rrethojne.Mjer ky popull me kto insitucione

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës