Kuvendi i Berishës jo vetëm me delegatë, i hapur edhe për çdo militant! Aktivitete festive dhe 20 qendra votimi! Çfarë do të ndodhë më 11 dhjetor

Kuvendi i Berishës jo vetëm me delegatë, i hapur edhe për çdo militant! Aktivitete festive dhe 20 qendra votimi! Çfarë do të ndodhë më 11 dhjetor

Sali Berisha

Vetëm dy ditë nga mbajtja e Kuvendit të Partisë Demokratikë, më 11 dhjetor, i iniciuar nga Sali Berisha, janë mësuar edhe detaje në lidhje me zhvillimin e Kuvendit.

Kuvendi i 11 dhjetorit do të zhvillohet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania dhe do të ketë një tribune me 8 mijë vende për delegatët. Në stadium do të jenë të ngritur 20 pika votimi, ku do të votohen propozimet për ndryshimet në statutin e PD-së.

Podiumi dhe hapësira do të jetë e madhe me audio dhe me bokse, ndërsa Kuvendi pritet që të nisë në orën 10:00 të mëngjesit dhe minimumi do të zgjasë 4-5 orë. Kuvendi do të ketë elementë festiv dhe stadiumi do të jetë i hapur për çdo militant të PD-së. Futja e militanteve brenda, do ta bëjë shumë kaotike dhe të vështirë ndarjen e tyre nga delegatet e vërtetë dhe verifikimin e kuorumit.

5 mijë delegatë, mendohet që kanë firmosur dhe të paktën 4 mijë kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm. Verifikimi i mandateve të delegatëve, do të bëhen ditën e Kuvendit, ndërsa firmëtarët janë pajisur edhe me një kartë, e cila do të këtë edhe një barkod sigurie. Kartat përmbajnë emër, atësi, mbiemër dhe postin në organigramën e degës së qytetit përkatës. Delegati paraqet ID për konfirmim dhe çdo kartë është elektronike, e pajisur me barcodin identifikues.

Pika kryesore e rendit të ditës, sipas asaj që ka publikuar Berisha është ndryshimi statutit të partisë, por nuk është bërë me dije se cilat do të jenë konkretisht pikat që duhet të ndryshohen. Në rend të ditës, ka edhe përcaktimin e aksionit opozitar të udhëhequr prej Sali Berishës, por duket se këtë pikë ky i fundit e ka paracaktuar, pasi në turin e foltoreve ka bërë thirrje për nisjen e stinës së protestave.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se është i përgatitur, bashkë me partinë e tij për gjithçka që mund të ‘prodhojë’ ajo çka ai e cilëson Foltorja e 11 dhjetorit. Kryedemokrati, thekson se kjo lëvizje e Berishës, është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët, e nisur nga kjo shpreson vetëm diçka, që në 11 dhjetor, "të prevalojë gjakftohtësia".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar