Basha: I përgatitur për çdo skenar që mund të ndodhë në 11 dhjetor! Vizita e të dërguarit të SHBA në Tiranë, sinjal i qartë që shpallja 'Non Grata' e Berishës s'është qëndrim personal

Basha: I përgatitur për çdo skenar që mund të ndodhë në 11 dhjetor! Vizita e të dërguarit të SHBA në Tiranë, sinjal i qartë që shpallja 'Non Grata' e Berishës s'është qëndrim personal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se është i përgatitur, bashkë me partinë e tij për gjithçka që mund të ‘prodhojë’ ajo çka ai e cilëson Foltorja e 11 dhjetorit. Kryedemokrati, thekson se kjo lëvizje e Berishës, është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët, e nisur nga kjo shpreson vetëm diçka, që në 11 dhjetor, "të prevalojë gjakftohtësia".

“Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë. Ajo që dua të them është kjo, ka një palë që investon fuqishëm për të përçarë Partinë Demokratike dhe kjo palë është rrëgjimi, është Edi Rama, me forma dhe mënyra të ndryshme, shumë prej tyre janë denoncuar në mendja nga demokratë të thjeshtë përmes presioneve që u janë bërë pikërisht nga ata zyrtarë të Partisë Socialiste apo faktorë të krimit të organizuar që deri me 25 prill Partia Demokratike dhe demokratët i kam pasur përballë dhe tani pa pritur i shohim tek ndihmojnë aktivitetet e zotit Berisha, por një gjë është e sigurt, as vullneti i demokratëve as arsyeja se pse kjo parti është themeluar, ekziston, qëndron dhe do të qëndrojë që është t’i shërbejë shqiptarëve, demokracisë, zhvillimit të Shqipërisë nuk do të tronditen apo do të lëkunden për shkak të nevojave, halleve problemeve personale të një njeriu të vetëm çfarë do qofshin mjetet që ky person zgjedh të hedhë kundër Partisë Demokratike. Uroj që të prevalojë sado pak gjakftohtësia, uroj të kuptoj që është kthyer në një tubë oksigjeni për këtë regjim, uroj ta kuptojë që është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët dhe Partinë Demokratike teksa ne kemi mobilizuar të gjitha energjitë tona në përballjen me regjimin me një agjendë të qartë politike, por në çdo rast siç ju thashë Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë”, tha Basha në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa.

2 ditë para se Sali Berisha të mbledhë në stadium mbështetësit për Kuvendin e PD-së, të thirrur prej tij, do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e për Lulzim Bashën ky është një mesazh i qartë që shpallja 'Non Grata' e ish-kryeministrit nuk është një qëndrim personal.

"E para e punës, nuk ka 2, por ka një kuvend dhe ai është më 18 dhjetor, është kuvendi i Partisë Demokratike. Ngjarjet e tjera janë pa diskutim, zhvillime të cilat kanë rrjedhur nga shpallja non-grata e zotit Berisha dhe për këtë qëndrimet Amerikane janë të qarta. Iluzioni se këto janë qëndrime të personalizuara, me të cilin ushqen zoti Berisha disa njerëz apo mbështetës të tij, pra i keqpërdor në këtë mënyrë, ka përgjigje dhe besoj edhe vetë vizita e zotit Escobar është në këtë aspekt një tjetër sinjal i qartë që këtu nuk bëhet fjalë për qëndrime personale. Por ne duhet ta tejkalojmë këtë, ne nuk mund të mbetemi peng i një debati të stisur për hallet personale të Sali Berishës. Detyra e Partisë Demokratike, është ti prijë shqiptarëve në përballje me rrëgjimin. Detyra e Partisë Demokratike është të pastrojë politikën nga krimi, të dënojë autorët e masakrës zgjedhore, të afrojë një orë e më parë ditën kur shqiptarët ti rikthehen kutive të votimit, për të zgjedhur një parlament dhe një qeveri që iu përket atyre dhe iu shërben atyre", tha Basha.

Këto ditë janë shumë të rëndësishme për selinë blu. Kjo sepse në Partinë Demokratike janë thirrur dy Kuvende Kombëtare, një më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka paralajmëruar se se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu ede Sali Berishhën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.  Nga ana tjetër, Sali Berisha me anë të këtij Kuvendi kërkon shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD dhe të rikthehet sërish në krye të kësaj forcë politike.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 08/12/2021 12:54

    E bukur kjo deklarate. Pra nen udhezimet e operacionit nga Washingtoni, Basha do te kundershtoje cdo vendimmarrje te antaresise se PD. Dhe qenka i pergatitur per kete. Te qofte per hajer.

    Përgjigju
  • Ola: 07/12/2021 20:32

    Ta la Amerika kopilin ne der o Lul.Ringjalli dhe nje her kriminelin Sali Berisha

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 07/12/2021 18:16

    O Lulush more Lulush nuk eshte Rama qe ha e pi me ty por eshte Rusia qe eshte alarmuar se tepermi per proamerikaizmin e tij dhe sidomos nga vizita e tij ne SHBA si dhe dekorata qe ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton i dha atij me rastin e strehimit te afganeve qe u larguan nga vendi i tyre per ti shpetuar raprezaljeve te regjimit taleban qe u vendos pas ikjes se forcave amerikane.

    Përgjigju
  • Shuli: 07/12/2021 16:52

    O butak i vogel me date 11 ti shkon per lesh shuli ndersa babai yt me 18. Keni legena ordinera te dy.

    Përgjigju
    • O tej: 07/12/2021 18:32

      Qe te dy jane si ato te dashit qe i varen…

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve