“Të krijohen kushtet për hapësirat e nevojshme që lehtësojnë hyrjen e investitorëve dhe kapitalit të huaj në tregjet financiare, jobankare” thuhet në dokument. Ndër të tjera, i kërkohet AMF-së që të ndërmarrë fushata edukuese për publikun, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për përfitimet që vijnë nga shërbimet financiare.
Gjithashtu, ligjvënësit kërkojnë të hartohet një strategji për zhvillimin e tregut të letrave me vlerë dhe në veçanti të tregut të aksioneve, çka kërkon angazhimin edhe të aktorëve të tjerë.
Kuvendi kërkon që puna e AMF-së të fokusohet edhe në zbatimin e planit strategjik për mbikëqyrjen efektive, sistemin e paralajmërimit të hershëm të tregut të sigurimeve, ndërtimin e kapaciteteve sipas metodologjisë së mbikëqyrjes me fokus riskun në treg dhe atë të pensioneve private.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) .02.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)