Kuvendi i Kosovës me rezolutë kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

Kuvendi i Kosovës me rezolutë kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë
Pas prezantimit të rezolutës në seancën e sotme të Parlamentit të Kosovës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në bashkëpunim me disa nga grupet parlamentare kanë aprovuar rezolutën kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Rezoluta e parë ishte propozuar nga shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci i cili kishte thënë se liderët politikë janë takuar dhe kanë përpiluar një deklaratë të përbashkët dhe i propozojnë Kuvendit të nxjerrë një rezolutë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje për shkakun se nuk ishin ftuar në konsulta dhe më pas ajo rezolutë u modifikua.

“Pozicioni politik i Qeverisë sonë ndaj Serbisë mund të vendoset mes qyqarllëkut dhe mjerimit. Ajo do ti dënojë zgjedhjet e Serbisë me deklarata. Pra qasja e Qeverisë është declarative: tha nënkryetari i Kuvendit,Glauk Konjufca nga Vetëvendosja.

Edhe Sabri Hamiti nga LDK tha se duhet konisederuar të nevojshme marrjen e nje vendimi nga ana e Kuvendit për zgjedhjet serbe në Kosovë e jo vetëm prononcime nga Qeveria.

“Kuvendi nuk duhet të lejoje zgjedhjet e Serbisë në Kosovë” shtoi Hamiti. Ai kritikoi frazat e përdorura në rezolutë ku thuhet se ndalohen zgjedhjet e shteteve tjera, duke e ditur shtoi Hamiti se zgjedhje nuk ka kërkuar as Shqipëria e as Maqedonia, por Serbia.


Nënshkrues të kësaj deklarate të prezantuar nga PDK ishin: Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq dhe ministri Mahir Jahgjillar nga minoritetet. 

Rezoluta e përmirësuar u votua me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.




Rezoluta përmban katër pika:

1.Mbajtja e zgjedhjeve të një shteti tjetër do të ishte shkelje e sovranitetit dhe cenim i marrëdhënieve të mira fqinjësore.

2. Republika e Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Republikën e Kosovës.

3.Kuvendi dhe Qeveria theksojnë se qytetarët janë të bashkuar kundër mbajtjes së çfarëdo procesi zgjedhor që do të cenonte shtetësinë, integritetin territorial dhe rrjedhimisht do të minonte procesin e pajtimit.

4.Kuvendi konfirmon se të gjitha subjektet politike qofshin pozita e opozitë do të punojnë në përputhje me parimet evropiane dhe me kushtetutën.

/rg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët