PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten Rezolutën lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rezoluta, është hedhur në votim pasi që javën e kaluar nuk kishte dakordim mes grupeve parlamentare rreth përmbajtjes së saj.
Pas harmonizimit të tekstit nga grupet parlamentare, përmbajtja e Rezolutës është lexuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, si iniciues i saj. Fillimisht, Rezoluta kërkon kushtëzimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë me shkallën e respektimit të drejtave të shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Kurse nga Qeveria e Kosovës kërkohet shtimi i kujdesit shtetëror për shqiptarët e këtyre tri komunave në jug të Serbisë, të njohura me termin Lugina e Preshevës.
Rezoluta ka marrë 74 vota për dhe 4 kundër. Për dallim nga seanca e kaluar, Partia Demokratike e Kosovës dhe kryeministri Hashim Thaçi, kësaj radhe kishin hequr dorë nga një nen i propozuar i cili kërkonte që me Rezolutë të kërkohej amandamentimi i Kushtetutës me të cilin Kosova do të obligohej të interesohej dhe kujdesej për shqiptarët jashtë kufijve të saj.
Sejdullah Kadriu, kryetar i shoqatës Vatra që mbledh në vete qytetarë të komunave Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, e vlerëson pozitivisht rezolutën e miratuar nga Kuvendi.
Ai thotë se kërkesa e shqiptarëve të këtyre komunave, tani për tani është vendosja e reciprocitetit mes të drejtave të serbëve në veri të Kosovës me shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Ndonëse, zgjidhja më e drejtë, sipas tij, do të jetë ndarja e këtyre komunave nga Serbia dhe bashkimi i tyre me Kosovën.
Rezoluta e Kuvendit ishte një nga vendimet e vetme që Kosova ka marrë në raport me Luginën e Preshevës. Ndër të tjera, Rezoluta fton edhe Këshillin e Evropës të hetojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Po ashtu, Rezoluta kërkon që Qeveria e Kosovës të kujdeset për të zhvendosurit nga Lugina e Preshevës, të mundësohet shkollimi dhe mirëqenia për ta, si dhe të hapen zyra në Prishtinë e Gjilan që do të punon për këtë qëllim.
Njëherësh, është kërkuar që Qeveria të heqë taksën e pagesës për qytetarët nga Lugina të cilët duhet të paguajnë nga 20 euro në javë për kalimin e kufirit nga Serbia për në Kosovë.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com