Kuvendi i Kosovës notë protestë 
 Sllovenisë: Lironi Haradinajn!

Kuvendi i Kosovës notë protestë <br /> Sllovenisë: Lironi Haradinajn!
PRISHTINË - Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme pas arrestimit të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj në Slloveni. Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cilësuan të prapranueshme sjelljen e autoriteteve sllovene. Ndërkohë, gjykata sllovene në Lubjanë pritet të marrë sot një vendim për Haradinajn, i cili është lënë i lirë por pasaporta i është mbajtur e bllokuar.
 

Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga AAK-ja për t’i çuar notë proteste Sllovenisë, për ndalimin e Ramush Haradinajt. Deputetët e votuan dy herë rezolutën me anë të cilës kërkohet lirimi i ish-kryeministrit. Në votimin e parë, kjo rezolutë morri 51 vota pro dhe 7 abstenime. Ndërsa në votimin e dytë 65 deputetë kanë votuar janë pro dhe 8 abstenuan.


Ambasadori i Koosvës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi duke komentuar arrestimin e Haradinajt është shprehur se kjo gjë mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve. “Besojmë se autoritetet në Slloveni nuk do të bëjnë veprime të tilla që cenojnë raportet tona. Mbi bazën e urdhërarresteve politike nuk mund të merren veprime të tilla të pakuptimta”, tha Rexhepi.

Ndërsa, ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen është shprehur se ndalimi i Haradinajt nuk është politik. “Është vështirë të paragjykohet nëse cenohen marrëdhëniet në mes të dy vendeve. Duhet të shihet rrjedha e ngjarjeve për të parë se sa do të ndikojë ky rast në relacionet mes Sllovenisë dhe Kosovës”, është shprehur Majhen.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559