Kuvendi i Kosovës, Albin Kurti paraqet programin qeverisës dhe propozon emrat e ministrave (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot formimin e Qeverisë së re me Albin Kurtin, kryeministër.

Pas dorëheqjes së Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, veprim i cili ishte kushtëzuar më parë për arritjen e marrëveshjes mes LVV dhe LDK, Albin Kurti shpalosi programin e Qeverisë së Re, e dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Para diskutimit të deputetëve dhe votimit të qeverisë, krerët e grupeve parlamentare të PDK, AAK dhe Nisma, deklaruan votën kundër duke e justifikuar atë me pabesueshmërinë për realizimit të programit qeverisës.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën plenare ka shpalosur para të pranishmëve programin e tij qeverisës.

Ndërsa, ka folur për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e tij buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë euro.

Lideri i Vetevendosjes tha se qeveria e re do të ketë prioritet zhvillimin ekonomik, të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve, duke rritur pagën minimale.

Ai tha gjithashtu se qeveria e drejtuar prej tij do të rrit transparencën dhe se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet, dhe si e tillë dhe do të formohet brenda Qeverisë, do ta bashkojmë Administratën Tatimore dhe Doganat në një agjensi të vetmve, më shumë qasje në financa, më shumë kredi të buta dhe pa monopole në mënyrë- sic tha ai- që të nxisim zhvillimin e punësimin”.

Kurti tha gjithashtu se do të bëjë reformimin e drejtësisë përfshirë edhe miratimin e ligjit për vetingun, ndërsa përparësi do t'i jap edhe dialogut të brendshëm me serbët e Kosovës.

Albin Kurti ka propozuar gjithashtu përbërjen e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

 Avdullah Hoti nga LDK-ja, Zëvendëskryeministër i parë  dhe Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje nga LVV, Zëvendëskryeministër i dytë

Emrat e propozuar për ministra

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre Arsimit

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Glauk Konjufca – Ministër i Punëve të Jashtme

Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtësisë

Besnik Bislimi- Ministër i Financave

Rozeta Hajdari - Ministre e Ekonomisë

Arben Vitia - Ministria e Shëndetësisë

Blerim Reka - Ministër e Integrimit Europiane

Emilia Rexhepi - Ministre e Administratës

Dalitbor Jetvic – Ministër për komunitete

Ivan Millojeviç – Ministër Për Zhvillim Rajonal

Ndërkohë që ende po vazhdojnë diskutimet e deputetëve, për t’I hapur dritën e gjelbër formimit të ekzekutivit do të duhen 61 vota ndërkohë që LDK dhe LVV kanë bashkë 57 vota, duke mos llogaritur votat e deputetëve të komuniteteve pakicë


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës voton me 66 vota qeverinë e re, Albin Kurti betohet si kryemistër! Vjosa Osmani gruaja e parë kryeparlamentare


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt