Kjo është axhenda e seancës së përbashkët plenare të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, që do të zhvillohet më 20 dhjetor në Prishtinë.
Zyrtarët e lartë të politikës shqiptare, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare, do të nisen me autobusë nga Tirana për të marrë pjesë në seancën që pritet të nisë në orën 11:00.
I pari që mban fjalën, do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, të cilin e pason kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për të vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve.
Të fundit që do të flasin do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas ai i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Për herë të parë dy kuvendet mbajtën takim më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.
Objekt i kësaj seance do të jetë për koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike.
Më konkretisht, bëhet fjalë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimi, paqja e siguria në rajon.
Komente











