Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pas shumë diskutimeve u miratua me 74 vota pro projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike
Nga ky projektligj është kërkuar që të hiqet pika, e cila ka të bëjë me ndikimet e komunave për ndërmarrjet publike.
Depueti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, i cili kërkoi heqjen e këtij amendamenti, tha se ka marrë përkrahjen edhe të të gjithë partive te tjera politike rreth këtij amendamenti.
Mustafa, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti dhe Industri kërkesën për heqjen e këtij paragrafi e mbështeti në analizat që i kanë bërë dhe përfundimet që kanë ardhë nga kjo analizë.
Por heqjen e këtij amendamenti nuk e ka mbështetur Partia Demokratike e Kosovës. Ata kanë kërkuar që ky amendament të diskutohet edhe njëherë. Me këtë rast u miratua edhe propozim për formimin e një komisioni funksional rreth këtij amendamenti.
Ndërsa ra poshtë propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Po ashtu, me 50 vota për, 25 kundër, 3 abstenime në parim Kuvendi ka miratuar projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës./KosovaPress/atsh/
/Shqiptarja.com