Kuvendi i Maqedonisë voton draftin për ndryshimin e emrit

Kuvendi i Maqedonisë votoi sot me 67 vota pro draft-amendamentin për ndryshimin e emrit. Në amendamentin e parë parashikohet që në Kushtetutë  fjalët "Republika e Maqedonisë" të zëvendësohet me fjalët "Republika e Maqedonisë së Veriut".

Në draftin e dorëzuar nga Qeveria e Maqedonisë theksohet se “qëllimi i këtyre ndryshimeve kushtetuese është implementimi i Marrëveshjes me Greqinë, e cila duhet të mundësojë integrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”.

Ky vendim ka shkaktuar revoltë ndaj një pjese të deputetëve të parlamentit maqedonas. Një prej tyre, Dafina Stojanovska, deputetja e VMRO DPMNE u shpreh për marrëveshjen në fjalë se është akt i ndërmarrë që do ta fshijë luftën e maqedonasve për shtetin e tyre.

"Kjo Qeveri nënshkroi dhe u pajtua që ne të kemi formulim të ri, emërtim të ri dhe formim të ri si popull. Popull pa histori. Ja, kjo është ajo që fshihet pas ndryshimeve Kushtetuese, dhe pas kësaj marrëveshjeje të turpshme. Amandamenti 33 do ta fshijë luftën e maqedonasve për shtetin e tyre sepse po shkruani histori të re. Nuk ka histori të re, historia është vazhdimësi ajo është e shkruar dhe shkruhet. Ndërsa ju në të do të jemi turpi më i madh i Maqedonisë”. – tha Dafina Stojanovska, deputetja e VMRO DPMNE, citon "Alsat".

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov siguroi se përmes zbatimit të marrëveshjes Maqedonia vetëm sa përfiton prej saj.

"Ju nuk mundët të siguronit as gjuhë maqedonase me atë politikën tuaj, por as identitetin maqedonas nuk mundët ta ruani. Nëse ne flasim gjuhën maqedonase sipas marrëveshjes, çfarë është ajo që ju pengon..më vjen turp t'ju dëgjoj”. – theksoi Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Pas shumë debateve, qeveria e Maqedonisë ia doli që më 19 tetor të miratojë nismën për ndryshimet kushtetuese që i hapnin rrugë ndryshimit të emrit "Republika e Maqedonisë". Nisma u miratua me 80 vota pro dhe 39 kundër. 

Shumica qeverisëse nuk i kishte votat e mjaftueshme, por rrjedhja nga opozita solli miratimin e marrëveshjes me Greqinë. Tetë ishin deputetët e VMRO DPMNE-së që votuan pro ndryshimeve kushtetuese: Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç. (Lexo këtu)

Miratimi i vendimit me 80 vota pro i propozimit të qeverisë maqedonase për ndryshime kushtetuese, në Parlamentin e Maqedonisë, u prit me entuziazëm edhe nga ndërkombëtarët.(Lexo këtu)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë