Kuvendi i ri, fitojnë vjenezët
Berisha: I shtrenjte por ia vlen

Kuvendi i ri, fitojnë vjenezët<br />Berisha: I shtrenjte por ia vlen
TIRANË -Komiteti shtetëror shpalli sot fitues projektin e arkitektit Prix për ndërtimin e e kompleksit të ri parlamentar. Projekti i paraqitur nga Studio vjeneze COOPHIMELB (L) AU, një vit më parë mori vlerësimin dhe nga juria ndërkombëtare e drejtuar nga Hans Ibelings. Sot mori dhe mbështetjen e Komitetit shtetëror për ndërtimin e kompleksit parlamentar. Kryeministri Berisha tha se projekti ishte i shtrenjte por vlerësoi se duhej respektuar vendimi i jurisë.

Që në fillim të mbledhjes, kur morën fjalën Kyretarja e Jozefina Topallit dhe kryeministri Berisha u shprehën hapur se ishin për projektin vienez, të përzgjedhur dhe nga juria ndërkombëtare. Sipas tyre diferenca momentare për ndërtimin e këtij projekti me 2 projektet e tjera varion 2- 3 milion euro.
Berisha foli dhe për përpjekje që janë bërë me studion vjeneze për të zbritur çmimin, por për shkak të kompleksitetit të projektit, kjo e fundit e kishte gjetur të pamundur të zbriste nga shuma e kërkuar. Megjithatë sipas kryeministrit kjo shumë “Ndryshonte me një vlerë 2.5, ose rreth 3 mln euro nga 2 ofertat e tjera."

“Kërkoj të mendoni edhe një herë para se të vendosim, pasi problem mbetet cmimi. Cdo qindarkë është e dhimbshme, por nuk është kaq për ndërtesën e parë të kombit nuk është një vlerë që duhet të detyrojë këtë komitet të marrë funksione që nuk i takojnë. Ky komitet nuk është juria. Vendimin e ka marrë juria.  Nuk është një shumë kaq domethënëse sa të na imponojë të përmbysim vendimin e një jurie. Shuma ndryshon me një vlerë 2.5 ose rreth 3 milionë euro nga 2 ofertat e tjera te paraqitura. Kemi shansin për të vendosur për projektin më të mirë, të mendohemi dhe njëherë para se të vendosim. Ose të zgjedhim projektin që ka zgjedhur juria ndërkombëtare, ose nga juria kombëtare. ”

TOPALLI: O TE MARRIM VLERESIMIN E TE HUAJVE OSE VLERESIM SHQIPTARESH
Në të njëjtën linjë ka qenë dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli. "Projekti ka marrë vlerësim ndërkombëtar.
“ Me muaj me radhë është lakuar si një eveniment që do të shtojë vizitorët në Tiranë.O të pranojmë vlerësimin e ndërkombëtarëve o të marrim një vendim shqiptarësh" tha Topalli.

BODE: NUK VENDOSIM NE PER PROJEKTIN
Nga ana e tij ministri i financave Ridvan Bode tha se “komiteti ndërministror është krijuar për garantimin e procedurave ligjore dhe jo për të të vendosur kush është projekti më i mirë apo më i keq. Në përgjithësi ne veprojmë me koston më të ulët, por nëse ky nuk është kriter, atëherë nuk ka përse të hyhet në vlerësimin e komisionit.”

PATOZI: NUK SHOH VAJTIM TE BODES
Projekti është mbështetur dhe nga kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi i cili tha "Për sa kohë nuk shoh vajtimin e ministrit të Financave, nuk ka përse të kursehet projekti që ka marrë vlerësimin e parë nga juria.”

Projekti do të ndërtohet aty ku është sot Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Pjetër Arbnori e njohur si Piramida dhe pritet të jetë gati me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Berisha vlerësoi projektet për ndërtimin e godinës së Kuvendit e cila sic tha ai “fatkeqesësisht në 100 vite pavarësi nuk u ndërtua dot”. Sipas tij projektet variojnë në cmime nga 49 në 100 milionë euro. Vështirësia e përzgjedhjes ka qenë shumë e madhe, por një trup vlerësuar ndërkombëtar nga më prestigjozët bëri një renditje në mënyrën më të paanshme ”

Në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë. Ne mars 2011 Juria ndërkombëtare shpalli në vend të dytë Projektin knitT , ndërsa çmimi për vendin e tretë, iu dorezua Projektit 10345 N.
PROJEKTET E VLERESUARA ME PIKE
1. CoopHimmelb(l)au 76 pike Juria + 15 pike Publiku = 91 pike
2. Mario Cucinella/Politecnica 72 pike Juria + 5 pike Publiku = 77 pike
3. AMA Architecture, 54 pike Juria + 10 pike Publiku = 64 pike
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024

VIDEOLAJM/ Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024