Kuvendi 'rrëzon' Metën për Kodin penal dhe Akademinë e Shkencave! Lleshaj: 5-15 vite burg kush kapet me armë pa leje

TIRANË- Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për ndryshimet në Kodin penal dhe ligjin për Akademinë e Shkencave! Miratohen marrëveshjet Shqipëri-Kosovë-KE, dhe huaja me BERZH për tregtinë.  Kthimin e dekretit për ndryshimet në Kodin Penal nga presidenti Ilir Meta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti një mundësi për të rishikuar disa ndryshime të nevojshme që do të përforcojnë sigurinë në vend. do rishikohet dënimi për personat e kapur me armë pa leje që do të shkojnë nga 5 deri në 15 vite burg.

Nisur nga paralajmërimet e opozitës për nisjen e protestave Lleshaj tha se nuk do të lejohet më bllokimi i rrugëve nga individë që nuk bien dakord me vendime të caktuara të administratës. Ministri i Brendshëm tha se janë vrarë 224 policë dhe nëpër protestat e dhunshme janë plagosur me dhjetra të tillë, ndaj ndryshimet në Kodin Penal janë të domosdoshme

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për ndryshimet në Kodin penal dhe ligjin për Akademinë e Shkencave!

1568892710_parlament.jpg

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për ndryshimet në Kodin penal dhe ligjin për Akademinë e Shkencave! Miratohen marrëveshjet Shqipëri-Kosovë-KE, dhe huaja me BERZH për tregtinë.

Dekreti i Metës për ndryshimet në Kodin penal u rrëzua me 11 vota pro, 85 kundër dhe 3 abstenim, ndërsa dekreti për ligjin në Akademinë e Shkencave u votua me 20 vota pro dhe 78 kundër.

Ora 12:40
Murrizi: Saimir Tahiri do plasë kasetën me përgjime në orën 16:00, ishalla nuk ju kap burgu atje ku jeni filmuar (VIDEO)

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi deklaroi se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të publikojë përgjime nga ndonjë hotel në jug të Shqipërisë në orën 16:00, në kohën kur Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin për të.  Murrizi ironizoi ndryshimet në Kodin Penal duke nënvlerësuar dënimet për ruajtjes e sigurisë publike apo parandalimin e ndotjes akustike në ambinet publik. Murrizi tha se ishte habitur nga arsyetimi që presidenti kishte bërë duke e quajtur të papërshtatshëm nenin për përgjimet.

"Ju kërkoni burg për çdo gjë. Burg për ata që dalin me daulle. Më habiti që Meta kishte quajtur të përshtatshëm nenin për përgjimet përgjimet. Edhe ju nuk duhet ta kishit bërë këtë kod. Armani terital nga koka deri të këmbët. Po t’jua shikon kasetat e TVSH-së duken si brigadier. Sot iu shndrit surrati. Dhe kur flasin për luftë kundër korrupsionit është gallatë e madhe.Mos e shihni si betejë mes jush dhe shokut tuaj të ngushtë të atij me të cilit hapët shampanjën kur ndryshuat emrin e PPSH, filluat të ndryshonit edhe emrat tuaj. Nga Jorgo në Kajmak, nga shërbeti në kos. Ndaj jam kundër kësaj beteje false që keni me njëri-tjetrin. Mirë bëri që bëni që e miratoni këtë se kampioni po shkon në gjykatë dhe vendimi do jepet në orën 16:00. Ndoshta e ka edhe ai ndonjë përgjim, ndonjë kasetë për ju për këta në ndonjë hotel në jug të Shqipërisë. Duhet të hyjë në fuqi sot pasdite në orën 17:00 sepse pas vendimit të orën 16:00 do dalin përgjimet nëpër ekrane dhe nuk do dini ku të shkoni. Ishalla nuk ju kap burgu atje ku jeni filmuar. Negociatat nuk janë penguar nga daullet apo rrahja e kafshëve, u shpreh Murrizi.

Ora 12:38
Balla 'sulmon' Metën: As s'i ke kuptuar ndryshimet e Kodit Penal...fajtor për shumë ngjarje (VIDEO)

Një vendim që e ka rreshtuar atë në krah të opozitës, e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taluant Balla, kthimin e ligjit për ndryshimet e Kodit Penal nga Presidenti Meta. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se Meta as nuk e ka kuptuar se cili ka qenë thelbi i ndryshimeve në Kodin Penal, teksa e bëri atë fajtor të disa ngjarjeve në vend si dhuna në stadiume, mungesa e ndëshkimeve të autorëve që cënojnë sigurinë ushqimore, dhuna ndaj mjekëve apo policëve. Sipas Ballës, nëse Meta nuk do të kthente këtë ligj, shumë nga këto episode të shëmtuara nuk do të kishin ndodhur.

"Meta nuk ka kuptuar se kush ka qenë thelbi i ndryshimeve në Kodin Penal. Të gjithë e dimë që sigurua ushqimore duhet të jetë vëmendja jonë kryesore. Në se do kishte hyrë në korrik, tani në shtator mund të kishim pasur raste të para që abuzojnë me sigurinë ushqimore të shqiptarëve, u vonuam dy muaj vetëm prej presidentit. Ai e ka vetë pozicionuar presidencën në një nga selitë e opozitës. Prej sot nuk do të guxojë më askush se do të shkojë në kokërr burgu në abuzon me sigurinë ushqimore. Asnjë fjalë në dekret për këtë çështje. Dhuna në stadiumi patjetër. Nëse presidenti s'do e kishte pozicionuar si bashkë-drejtues i opozitës, nuk do kishte ndodhur dhuna në ndeshjen në Shkodër. Dhuna në stadium, dhuna ndaj mjekëve, punonjësve të policisë. Nuk e ka lexuar fare nenin atë për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Qëllimi ka qenë për të garantuar respektimin e të drejtave të fëmijëve që u shërpdorohen fotografitë që i përdorin kolegët pa teklifë. S'e ka pasur njeri për video përgjimet të referuara në Presidencë", tha Balla.

Ora 11:56
'Nuk do ketë marrëveshje pa ne'/ Gjoni: PS dhe PD të hidhen 'pupthi', nuk bëhemi palë me çunat problematikë (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni akuzoi PD dhe PS se po përgatisin një pakt të fshehtë në kurriz të shqiptarëve, por sipas tij kjo nuk do të lejohet nga opozita parlamentare. Ai u shpreh se ftesë së Palmer për dialog me opozitën .

"Sot problemi i Shqipërisë janë çunat problematikë që tallen me vjedhje e votës së qytetarëve të Shqipërisë. Ka qytetarë që kanë besim se do votojnë dhe se vota e tyre do numërohet. Po nuk e bëjnë dot këtë gjë se ka çuna problematikë. Është vonuar reforma në drejtësi sepse shpresojnë për një marrëveshje dashuriçke me Bashën. Por nuk e kanë menduar ndonjëherë se sa fuqi ka vota jonë kundër pazareve tona. Na injoruat. Ja ku e keni Gjermaninë që e ka kushtëzuar hapjen e negociatave për përmbushjen e Reformës Zgjedhore.  Unë dua t'i them të gjithë shqiptarëve se ne si opozitë e vërtetë me të drejtë vote jemi të gatshëm t'i përgjigjemi thirrjes së Palmer për tryezën e Reformës Zgjedhore. Tryeza e parë do të zhvillohet me 25 shtator. Mazhoranca ka pranuar të marrë pjesë. Ne si opozitë i shtrijmë dorën asaj opozite që doli nga Kuvendi që të vijë të japë mendimin e saj për Reformën Zgjedhore. Ndaj të nderuar kolegë. Të nderuar shqiptarë. Ata atje në rrugë le të hidhen pupthi bashkë me ata në parlament. Nuk do ketë asnjë pazar pa votën tonë. Jo një tryezë por 10 tryeza jemi të gatshëm të bëjmë. Unë iu garantoj, nëse nuk arrijmë të reformojmë sistemin zgjedhor nuk e shoh më të nevojshëm prezencën time këtu në parlament. Kjo është beteja ime e fundit për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do na akuzojnë se jemi bërë palë me çunat problematikë", u shpreh Ralf Gjoni.

Ora 11:48
Lefter Maliqi akuza opozitës dhe mazhorancës: Nuk doni të bëhet vettingu se dilni lakuriq, nuk dini ku keni vilat! (VIDEO)

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi hodhu akuza ndaj qeverisë Rama dhe ministrave të tij por edhe ndaj ish-ministrave të opozitës duke thënë se nuk duan që të bëhet vettingu pasi kanë fshehur pasuritë. Maliqi tha se ky Kuvend ka promovuar milionerë të pasur që kanë mundësi të blejnë vota në çdo qendër votimi.

" Ju nuk doni të bëhet Vettingu, pasi dilni lakuriq. Po të bëhet Vettingu, ju dhe disa ish-ministra të opozitës, e dini si dilni ju, nuk e dini ku i keni vilat. Ky sistem pas 2008 nxori kriminelë me pranga, kryebashkiakë të arrestuar në Itali, Greqi e kudo. A e dini çfarë ka pjellë ky Kuvend? Milionerë, të pasur, që blejnë votat në çdo qendër votimi. Në zonën time të vijë Rama të konkurrojë pa lekë, zonë me 6 qendra votimi, po fitoi i jap dorën. Rama dhe Basha vazhdojnë të kenë marrëveshje. Këta nuk duan të ndryshojnë sistemin parlamentar, sepse kanë frikë. Ju deputetët guxoni të dilni kundër Ramës? Içik e ngriti zërin Bushati, dhe po e degjenerojnë. Ky është sistemi i fëlliqur i këtyre, për t’i marrë të gjitha sistemet për vete. Kush janë dy-tre të fortët që bëjnë emërimet?

E shkatërruan këtë vend, unë jam që të bëhet një marrëveshje të ndryshohet sistemi zgjedhor dhe të shpëtojë ky vend. Ju këtu keni thënë “do arrestohet Ilir Meta”, por i pari është “peshkaqeni”, që ka miliona e miliona, ka dhe Surrelin. Ju nuk jetoni me realitetin, juve s’ua mban të vini në zonë të takoni qytetarët. Kanë ikur 300 mijë shqiptarë, se po të ishin ato këtu e kishin marrë këtë të gjatin e kishin hedhur në kosh plehrash. Nëse e doni këtë vend, duhet të ndryshohet sistemi elektoral, tha Maliqi.

Ora 11:32
Gjonaj: Nuk duhej të vononte hyrja në fuqi e Kodit Penal, arsyetimi për kthimin e tij krijon paqartësi për rolin e Metës (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se presidenti i Republikës nuk e ka vlerësuar kujdesin për jetën e qytetarëve të Shqipërisë. Ajo tha se arsyetimi për kthimin e këtij ligji përmban një paqartësi në pozicionin e tij.

"Presidenti nuk e vlerësoi kujdesin për jetën e qytetarëve të Republikë së Shqipërisë. Nuk duhej të vononte hyrja në fuqi e Kodit Penal. Arsyetimi për kthimin e këtij ligji përmban një paqartësi në pozicionin e tij. Në vlerësimin e çdo ekspertin dispozita e cila i ishte referuar presidenti nuk krijon asnjë mbi vendosje. Dispozitat janë hartuar nga juristët më të mirë si dhe janë konsultuar me të gjitha grupet e interesit . të gjitha ndryshimet e propozuara janë implementim i direktivave të BE. Shpreh keqardhje për mungesën e bashkëpunimit nga ana e presidentit të Republikës për plotësimin e këtyre direktivave. Gjatës 2019 janë ndërmarrë një sërë nismash ligjore që provojnë angazhimin e qeverisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", u shpreh Gjonaj.

Ora 11:23
Kthimi i dekretit të Metës për Kodin Penal/ Lleshaj: Do bëjmë më shumë ndryshime! 5-15 vite burg kush kapet me armë pa leje (VIDEO)

Kthimin e dekretit për ndryshimet në Kodin Penal nga presidenti Ilir Meta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti një mundësi për të rishikuar disa ndryshime të nevojshme që do të përforcojnë sigurinë në vend. do rishikohet dënimi për personat e kapur me armë pa leje që do të shkojnë nga 5 deri në 15 vite burg. Nisur nga paralajmërimet e opozitës për nisjen e protestave Lleshaj tha se nuk do të lejohet më bllokimi i rrugëve nga individë që nuk bien dakord me vendime të caktuara të administratës.

Ministri i Brendshëm tha se janë vrarë 224 policë dhe nëpër protestat e dhunshme janë plagosur me dhjetra të tillë, ndaj ndryshimet në Kodin Penal janë të domosdoshme. Ai ftoi deputetët që të miratojnë pro ndryshimeve dhe kundër dekretit të Metës.

"Kthimi i dekretit për ndryshimet në Kodin Penal nga presidenti I Republikës e ka një të mirë sepse na bën të diskutojmë dy herë për diçka shumë të rëndësishme. 224 punonjës të Policisë së Shtetit kanë dhënë jetën në katër dekada, qindra të tjerë janë plagosur, gjymtuar, kanosur, etj. dhe në shumë raste autorët kanë mbetur të pandëshkuar, për arsye të Kodit Penal. Ne nuk mund të lejojmë më që policët e Shqipërisë të vriten, të kanosen, të gjymtohen. Kodi Penal ka parashikuar rëndim të veprës penale, si p.sh. 'goditja për shkak të detyrës' dhe 'kanosja për shkak të detyrës' janë dy vepra të cilat kanë pësuar përforcim të dënimit.  Kodi Penal parashikon ndërhyrje për veprën e armëmbatjtjes pa leje. Dënimet që janë dhënë ndaj personave të kapur me armë kanë qenë të pamjaftueshme, kanë qenë simbolike. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndahen nga armët. Për këtë Kodi parashikon që ata që kapen me armë dënimet fillojnë nga 5 vjet deri në 15 në rast përsëritje. Do bëjmë përpjekje që të rëndojmë kushtet për marrjen e armëve me leje.

Janë mbi 1100 armë pa leje që kanë shkaktuar masakër në faunën e vendit por edhe viktima. Do vështirësojmë aksesimin e armëve të gjahut. Një nen tjetër që do ndryshohet ka të bëjë me atë të qarkullimit. Shumë persona bllokojnë rrugët nëse nuk i pëlqen një vendim i caktuar. Kjo duhet të marrë fund. Rrugët kanë funksion t'i shërbejnë lëvizjes së lirë të qytetarëve. Bllokimi apo pengmarrja e rrugëve nuk mund të vazhdojë më. Të gjitha bëhen në favor të qytetarëve për shërbimet e sigurisë në vend. Unë mendoj se nuk ka arsye të përpiqemi të kuptojmë pse presidenti e ktheu mbrapsht kodin penal. Unë mendoj se kjo na krijon mundësinë të bëjmë disa ndryshim të nevojshme", u shpreh Lleshaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qerimi: 20/09/2019 02:13

    Shume shpejt vendin qe i ke zene TAHIRIT me nje SHKELM b nga ed Rama do largohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët