Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni akuzoi PD dhe PS se po përgatisin një pakt të fshehtë në kurriz të shqiptarëve, por sipas tij kjo nuk do të lejohet nga opozita parlamentare. Ai u shpreh se ftesë së Palmer për dialog me opozitën .
"Sot problemi i Shqipërisë janë çunat problematikë që tallen me vjedhje e votës së qytetarëve të Shqipërisë. Ka qytetarë që kanë besim se do votojnë dhe se vota e tyre do numërohet. Po nuk e bëjnë dot këtë gjë se ka çuna problematikë. Është vonuar reforma në drejtësi sepse shpresojnë për një marrëveshje dashuriçke me Bashën. Por nuk e kanë menduar ndonjëherë se sa fuqi ka vota jonë kundër pazareve tona. Na injoruat. Ja ku e keni Gjermaninë që e ka kushtëzuar hapjen e negociatave për përmbushjen e Reformës Zgjedhore. Unë dua t'i them të gjithë shqiptarëve se ne si opozitë e vërtetë me të drejtë vote jemi të gatshëm t'i përgjigjemi thirrjes së Palmer për tryezën e Reformës Zgjedhore. Tryeza e parë do të zhvillohet me 25 shtator. Mazhoranca ka pranuar të marrë pjesë. Ne si opozitë i shtrijmë dorën asaj opozite që doli nga Kuvendi që të vijë të japë mendimin e saj për Reformën Zgjedhore. Ndaj të nderuar kolegë. Të nderuar shqiptarë. Ata atje në rrugë le të hidhen pupthi bashkë me ata në parlament. Nuk do ketë asnjë pazar pa votën tonë. Jo një tryezë por 10 tryeza jemi të gatshëm të bëjmë. Unë iu garantoj, nëse nuk arrijmë të reformojmë sistemin zgjedhor nuk e shoh më të nevojshëm prezencën time këtu në parlament. Kjo është beteja ime e fundit për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do na akuzojnë se jemi bërë palë me çunat problematikë", u shpreh Ralf Gjoni.
Lajmi kryesor:
Kuvendi 'rrëzon' Metën për Kodin penal dhe Akademinë e Shkencave! Lleshaj: 5-15 vite burg kush kapet me armë pa leje
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.4%
-
Të gabuar
68.8%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 2390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor, 16:36
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus
25 Nëntor, 17:18
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08