Kuvendi kërkon para shtesë, deputetët shpenzuan 400 mijë euro në 8 muaj për udhëtime jashtë vendit (DOKUMENTI)

Kuvendi kërkon para shtesë, deputetët shpenzuan 400 mijë euro në 8 muaj për udhëtime jashtë vendit (DOKUMENTI)

Kuvendi

Raporti Financiar i Kuvendit të Shqipërisë për 8 muajt e parë të këtij viti, ka provuar se deputetët kanë shpenzuar 400 mijë euro për udhëtimet e tyre jashtë vendit.   Raporti zbulon se këto 400 mijë euro deri në gusht rezultojnë të kenë shkuar për biletat e udhëtimit, ndjekur nga pagesa për akomodim në hotel dhe shpërblimet, përkthyesit.

E meqë shpenzimet e ligjvënësve kanë tejkaluar parashikimet fillestare duke harxhuar në tetë muaj 70 për qind të buxhetit total për vitin 2024 do të duhet  buxhet shtesë.

"Janë planifikuar 57 milion lekë për gjithë vitin 2024, ndërsa në 8-mujor rezultojnë të shpenzuara 40 milion, ose 70% e planit vjetor në këtë zë. Me këtë ecuri, do të duhen dhe 5-6 milion shtesë buxheti për këtë zë. Për periudhën 8-mujore janë lëshuar 105 urdhra për udhëtime jashtë shteti, për udhëtimin gjithsej të 339 persona, nga të cilët 212 deputetë, 25 staf politik dhe 122 staf administrativ.

Për këto udhëtime janë shpenzuar 7 milion leke dieta, 17 milion lekë bileta dhe  16 milion lekë hotel e të tjera ( si taksi, përkthim, marrje me qira auto veturë, fee pjesëmarrje).

Me këtë ecuri, do të duhen dhe 5-6 milion shtesë buxheti për këtë zë. Për periudhën 8-mujore janë lëshuar 105 urdhra për udhëtime jashtë shteti, për udhëtimin gjithsej të 339 persona, nga të cilët 212 deputetë, 25 staf politik dhe 122 staf administrativ, thuhet në raportin e përgatitur nga administrata e Kuvendit

Ndërsa për konferencat nga 9.8 milion lekë që ishin planifikuar në këtë zë janë shpenzuar në 8-mujor afro 7 milion lekë, pra 71% e buxhetit.

Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm edhe në drejtim të pagave. Pas dakordësisë së arritur mes qeverisë dhe opozitës fund-majin e vitit të shkuar, shpenzimet për rrogat dhe sigurimet shoqërore të tyre janë mbi dyfishuar. Nga 227.4 milionë lekë në janar-gushtin e një vitit më parë, për po për njëjtën periudhë kohore këtë vit janë shpenzuar 736.4 milionë lekë për pagat e deputetëve. 

Madje po të mos ishte për Sali Berishën pa të drejtë page për shumë muaj dhe disa deputëve të tjerë me funksione në qeveri, kjo shumë do të ishte edhe më e lartë.

"Argumentet mbi realizimin faktik më të ulët se plani të fondit të pagave, lidhen me mosplotësimin e numrit të punonjësve (përfshirë deputetët). Nga 140 deputetë për të cilët planifikohet fond page, 9 deputetë nuk paguhen në Kuvend, për shkak të funksioneve në qeveri; stafi politik në proces plotësimi dhe stafi administrativ gjithashtu, në proces rekrutimi."

Gjatë kësaj periudhe kuvendi ka angazhuar një numër ekspertësh më të madh duke rritur ndjeshëm shpenzimet nga ato që ishin parashikuar.

“Me kërkesë të komisionit përkatës dhe me vendim të Byrosë së Kuvendit, për nevoja ekspertize, janë kontraktuar për ndihmë dhe ekspertizë, ekspertë të fushës.  Gjatë vitit 2024, janë planifikuar 3.5 milion lekë për këto pagesa, pasi nuk ka patur një kërkesë konkrete, të llogaritshme, ndërsa janë shpenzuar 13 milion lekë në 8-mujor. Pra 3.7 herë më shumë se planifikimi. Për vitin 2024 janë ngritur dy komisione hetimore  dhe  një grup pune nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.Komisionet hetimore kanë  miratuar  për të  mbështetur   veprimtarinë  e tyre  nga 4 ekspertë  secili, ndërsa grupi i punës  pranë Komisionit te Ligjeve ka  miratuar  6 eksperte, për të cilët nuk ka patur fonde të planifikuara

Në raport thuhet se plani buxhetor për vitin 2024, nuk ka marrë parasysh disa kërkesa të Kuvendit, duke u akorduar i reduktuar prandaj i kanë kërkuar ministrisë së Financave fond shtesë.

Nuk janë marrë në konsideratë kostot financiare shtesë për dietat e deputetëve, të cilat llogariten në përqindje mbi pagën (rritja e pagës ka filluar që në 1 prill 2023); nuk mund të llogariteshin nevojat për fonde të ekspertëve të fushës, për komisionet hetimore, të posaçme, grupin e dialogut  etj (nevoja të miratuara me vendimet e Byrosë në vitin 2024). Gjithashtu, shtesa në buxhet kanë lindur edhe nga nevoja për  organizimin e AP të 63-të bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Detit të Zi (PABSEC) etj. Për sa më sipër, duke qenë se kemi bërë analizat e zërave analitike edhe në 4 -mujor, në Ministrinë e Financave, është dërguar kërkesa për 90 milion lekë fonde shtesë, ndërsa akti normativ nr.3 ka marrë në konsideratë  dhe akorduar shtesë buxheti 55 milion lekë' thuhet ne raport.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja