
Seanca plenare që u mbyll pa u shqyrtuar të gjitha pikat për shkak të debateve që shkaktoi deklarata e Berishës kundër ambasadorit të BE-së, miratoi paketën ligjore me tre akte normative kundër ndërtimeve pa leje. Aktet u miratuan me nga 77 vota pro.
-Akti normativ nr. 7, datë 1.10.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 28 Kundër.
-Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit””, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 21 Kundër.
-Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 20 Kundër.
Po ashtu u miratua rishikimi për herë të tretë i buxhetit të shtetit për vitin 2025, që parashikon rritjen e të ardhurave dhe të shpenzimeve, si dhe dhënien e bonusit për pensionistët në fundvitit në vlerat 100-150 euro.
-Akt normativ nr. 10 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 24 Kundër.
Dritën jeshile me 77 vota pro, 23 kundër dhe 1 abstenim e mori edhe projektligji "Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”.
Ndryshe nga projektligji "Për barazinë gjinore" që u miratua me 77 vota pro dhe 36 kundër, propozimi i opozitës “Për gjendjen civile”, i ndryshuar, nuk arriti të miratohej, pasi u votua me 34 vota Pro, 0 Abstenim, 77 Kundër.
Vendimet e tjera të miratuara me votat e mazhorancës kishin të bënin me antarësinë në komisionet e përhershme parlamentare, si dhe u votuan pro emërimet e reja në Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Gjatë seancës së 6 nëntorit Kuvendi shqyrtoi katër raporte të institucioneve të pavarura, të KLSH-së, Komisionit të Prokurimit Publik, Adminsitratës Publike si dhe të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu u miratuan edhe projektrezolutat me rekomandime për secilin institucion.
Lajmi kryesor:
Miratohet me 77 vota pro projektligji për barazinë gjinore! Berisha sulmon Gonzaton: S'mund të na imponojë bindjet e veta! Deputetët e PS priten jashtë me protesta











