Kryetari Gramoz Ruçi lexoi të gjithë emrat e rinjë që do të drejtojnë komisionet parlamentare, të cilët u miratuan me nga 128 deputetë.
128 vota pro nga deputetët.
Nënkryetarë të Kuvendit do të jenë Vasilika Hysi nga PS dhe Edi Paloka nga PD, të cilët u miratuan me 127 vota pro dhe 1 kundër.
Miratohen dy nënkryetarët e Kuvendit
Kuvendi ka miratuar me 127 vota pro dhe 1 kundër dy nënkryetarët e rinj të Kuvendit, Vasilika Hysi dhe Edi Paloka.
Votohet përbërja e komisioneve parlamentare
Kuvendi ka miratuar me 128 vota pro përbërjen e komisioneve parlamentare, që do jetë si më poshtë:
Komisioni i Ligjeve
Ulsi Manja Kryetar
Eduard Halimi zv.kryetar
Klotilda Ferhati sekretare
Nasip Naço
Bashkim Fino
Ermonela Felaj
Saimir Tahiri
Adnor Shametaj
Alket Hyseni
Oerd Bylykbashi
Enkelejd Alibeaj
Edmond Haxhinasto
Fatmir Mediu
Integrimi
Genc Pollo Kryetar
Bledi Çuçi zv.kryetar
Fatmir Veliaj sekretar
Komisioni i Jashtëm
Mimi Kodheli kryetare
Klajda Gjosha zv.kryetare
Elona Gjebrea sekretare
Ekonomia
Erjon Braçe kryetar
Jorida Tabaku zv.kryetare
Anastas Angjeli sekretar
Edmon Haxhinasto
Përparim Spahiu
Gledion Rehovica
Siguria
Ermonela Felaj kryetar
Flamur Noka zv.kryetar
Pjerin Ndreu sekretar
Luan Rama
Endrit Braimllari
Veprimtaria Prodhuese
Eduard Shalsi kryetar
Florjan Mima zv.kryetar
Besnik Bare sekretar
Lefter Koka
Robert Bitri
Agron Çela
Edmond Panariti
Shëndetësia
Petrit Vasili kryetar
Elisa Spiropali zv.kryetare
Klodiana Spahiu sekretare
Media dhe Arsimi
Albana Vokshi kryetare
Milva Ekonomi zv.kryetare
Fidel Ylli sekretar
Kejdi Mehmetaj
Shezai Rrokaj
DELEGACIONI NË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE
Komiteti për Stabilizim Asociimin
Taulant Balla Bashkëkryetar
Elisa Spiropali anëtare
Anastas Angjeli anëtar
Fatmir Velaj anëtar
Eduard Shalsi anëtar
Saimir Tahiri anëtar
Ky komitet me 14 anëtarë
Asambleja parlamentare e OSBE
Bledar Cuçi PS
Elona Hoxha PD
Asambleja parlamentare e NATO-s
Mimi Kodheli kryetare,
Xhemal Qefalia Anëtar
Asambleja parlamentare e KiE
Ervin Bushati Kryetar
Almira Gjonbulla
Eduard Shalsi
Zëvendësuese Klotilda Ferhati
Iniciativa e Europës Qendrore
Eglantina Gjermeni
Asambleja Parlamentare e Mesdheut
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Asambleja Parlamentare për Bashkëpunim të detit të Zi
Andrea Marto
Paulin Sterkaj
Asambleja Parlamentare për Europën Juglindore
Blerina Gjylameti
Pjerin Ndreu
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë
Ermonela Felaj.
Zëvendëskryetarë të Kuvendit
Vasilika Hysi nga PS
Edi Paloka nga PD
Sekretar të Sekretariateve
Anastas Angjeli
Edmond Spaho
Sekretariati i Kuvendit për buxhetin
Anastas Angjeli
Evis Kushi anëtare
Blerina Gjylameti anëtare
Gledion Rehovica
Sekretariati për Procedurat dhe Votimet
Alket Hyseni sekretar
Adnor Shameti anëtar
Sekretariati për Statusin e Deputetit do të drejtohet nga opozita
Xhemal Qefalia
Ilir Pendavinji
Sekretariati për Marrëdhëniet me Jashtë
Elona Gjerbea
Aldo Bumçi
Ervin Bushati
Sekretariati për Kërkimin Shkencor dhe Bibliotekën
Besnik Bare
Musa Ulqini
Deputetët i ankohen Ruçit: Rregullo votat kundër
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ka nisur seancën e sotme plenare me një kritikë ndaj deputetëve dhe krerëve të grupeve parlamentare.
Ruçi kërkoi zbatimin e orareve për nisjen e seancës, duke thënë se nuk do të ketë asnjë tolerim për vonesat. Për shkak të mungesave në sallën e Kuvendit, kryeparlamentari ndërpreu seancën.
Ndërkohë, katër deputetë të Partisë Demokratike kërkuan që vota e tyre e dhënë dje me karton për probleme të sistemit elektronik, të regjistrohet në procesverbal, si votë kundër qeverisë.
Ishin deputetët e rinj demokratë, Andon Frrokaj, Klevis Balliu, Xhemal Gjiknushi dhe Lorenc Luka.
“Vota ime ka qenë kundër, kam votuar me karton, të lutem të regjistrohet”- ka thënë Balliu.
VD/Akuza e fortë e Berishës: Klika Rama-Ruçi, rrezik i madh kombëtar
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra jashtë dyerve të Parlamentit, ku deputetët ishin mbledhur për seancën plenare, e cila u ndërpre nga kryetari Gramoz Ruçi, për shkak të disa mungesave në sallë.
Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ruçi, teksa tha se instalimi i klikës Rama-Ruçi përbën një rrezik të madh kombëtar.
“Instalimi i klikës Rama-Ruçi përbën një rrezik të madh kombëtar, një kërcënim të madh për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Është rikthimi më i fuqishëm i të shkuarës hoxhiste në Shqipëri”, tha Berisha.
Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë, ish-kryeministri Berisha pati një përplasje me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ky i fundit i kërkoi Berishës të largohej nga foltorja e Kuvendit, pasi i kishte mbaruar minutazhi. Pas një rezistence të shkurtër, Berisha u largua duke lënë fare sallën e Kuvendit.