Kuvendi miraton ligjin
për shoqëritë bujqesore
Kuvendi miratoi me 129 vota pro ligjin per shoqëritë bujqësore. Gjate diskutimeve socialistët akuzuan qeverine se është fajtore për rritjen e varfërisë në fshat, ndërsa ministri i Bujqësisë thotë se në krahasim me vitin 2002, kur kanë qeverisur socialistët, varfëria është 50 % më pak, investimet janë 4 herë më shumë.
TIRANE- Kuvendi miratoi me 129 vota pro. Gjate seances deputetët socialistë dhe ato të mazhorancës debatuan mbi politikat bujqësore dhe investimet ne zonat rurale. Socialistët akuzuan qeverine se është fajtore për rritjen e varfërisë në fshat, ndërsa ministri i Bujqësisë, Genc Ruli deklaroi se në krahasim me vitin 2002, kur kanë qeverisur socialistët, varfëria është 50 % më pak, Investimet janë 4 herë më shumë.
Sipas socialistëve në fshat është rritur varfëria dhe ky draf nuk mund të zgjidhë problemin. “Kostoja e prodhimit është ulur ndjeshëm dhe dëmi ekonomik është i madh...Berisha vodhi idenë tonë të materializuar në këtë projekt, për bashkëpunimin në bujqësi mbi baza e rregulla tregu. Ligji, kaq është I pamjaftueshëm. Ligji nuk ka asnjë incentiv, favor më shkoqur ne gjuhen e fshatarëve.“- tha ne seancë deputeti Erion Braçe.
Në përgjigje ministri i Bujqësisë Genc Ruli tha se “varfëria në fshat në krahasim me vitin 2002, kur kanë qeverisur socialistët, është 50 % më pak, Investimet në ujësjellësa, arsim janë 4 herë më shumë se në 2002. Duke iu referuar akuzës se qeveria ka vjedhur idenë e programit socialist në lidhje me këtë pr/ligj Ruli u përgjigj “Të vjedhësh një ide është vjedhja më e bukur. Megjithatë unë këtë nuk e kam lexuar te enciklika e bujqësisë, i vini dhe emra kishtarë pale, por kjo ide nuk ka nevojë të shpiket sepse është eksperiencë europiane”
Deputeti socialist Taluant Balla tha se “janë mbjedhur 52 mijë rrënjë ullinj, nga 20 mln drurë ullinj të premtuara në 2009” dhe se Shqipëria është i vetmi vend ku nuk rimbursohet nafta për fermerët por sipas Rulit, Balla gënjen. “Ti gënjen. Vërtet je bërë deputet dhe ke hyrë në politikë me gënjeshtra, por mos gënje shumë se nuk do të shkosh shumë larg. Janë 200 mijë rrënjë të reja që mblidhen nga skema e shtetit dhe 200-300 mijë janë mbjedhur nga fshatarët”
Në oren 14:00 nisi dhe interpelancë me ministrin e Transporteve Sokol Olldashi kërkuar nga deputeti socialist Erjon Brace.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15