TIRANE - Kuvendi miratoi sot me 120 vota pro marrëveshjen trepalëshe Shqipëri-Itali-Greqi për gazsjellësin Trans Adriatik. Pro votuan edhe deputetët e opozitës.
Marrëveshja mes tre vendeve është miratuar nga qeveria dhe është shqyrtuar tashmë edhe nga komisionet kuvendore, ku u votua konsensualisht “pro”. Në marrëveshjen tre shtetet, Shqipëri, Greqi e Itali shprehin mbështetjen e tyre politike për projektin e gazjellësit TAP dhe detajojnë gjithashtu edhe detyrimet e secilit shtet kundrejt projektit.
Përsa i përket Shqipërisë, në rast se projektit TAP do të përzgjidhet për transportimin e gazit nga Azerbajxhani drejt Evropës, investimet në territorin e vendit parashikohet të arrijnë vlerën e 1 miliard dollarëve. Po ashtu, në këtë projekt është parashikuar që në Shqipëri të punësohen të paktën 20 mijë persona, si gjatë periudhës së ndërtimit, ashtu edhe për mirëmbajtjen e tij.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com