Buxheti Faktik kaloi sot në Kuvend me 70 votat e deputetëve të mazhorancës dhe 22 kundër të opozitës.
Seanca e gjatë u karakterizua kryesisht nga akuzat politike duke u larguar dukshëm nga diskutimi i rendit të ditës. Për këtë nuk munguan as ankesat e deputetëve të PS-së e LSI-së për t'iu rikthyer normalitetit.
Këtë të enjte u votuan dhe ligjet e mbartura nga seanca e kaluar gjatë se cilës nuk u bë votimi për shkak të mungesës deputetëve.
Ndër ligjet e miratuara ishin dhe ato për pensionet e ushtarakëve, barrët e sigurisë dhe terminalin e trageteve në portin e Durrësit.
Ligjvënësit vendosën të shtonin dhe me 3 muaj afatin e funksionimit të 2 komisioneve hetimore për CEZ, ai për shitjen dhe ai për prishjen e kontratës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com