TIRANË - Kuvendi miratoi sot me 78 vota pro zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë kështu zgjedhjes së pasueses së Elivar Golemit, e akuzuar për skandalin e vjedhjes së Thesarit.
Dy ditë më parë ky projektvendim u miratua në komisionin e Ekonomisë dhe tashmë, pasi ka marrë votat e Kuvendit pritet të pasohet me zyrtarizimin e kandidatëve për këtë post.
Mazhoranca ka miratuar pak javë më parë edhe projektvendimin për procedurën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. exh./ATSH/