Kuvendi miraton mes tensioneve
rezolutën për marrëveshjen

Kuvendi miraton mes tensioneve <br />rezolutën për marrëveshjen
PRISHTINE- Me 89 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën, me të cilën mbështet marrëveshjen e arritur në dialogun me Serbinë. Votimi është mbajtur gjatë një seance të jashtëzakonshme dhe nën rrethana jo të zakonshme e nën tensione, pasi deputetët e Vetëvendosjes janë munduar të pengojnë votimin, duke e cilësuar këtë rezolutë si shumë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës.

Pas afër katër orë diskutimesh, Kuvendi i Kosovës ndërpreu punimet duke u detyruar të shkojë dy herë në pauza, pasi deputetët e Vetëvendosjes dilnin para foltores me pankartën, “Kosova e Hashimit” informon Europa e lirë. Një zhvillim i tillë pasoi diskutimet e gjata në lidhje me marrëveshjen që kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

Vetëvendosje dhe disa deputetë që paraqiteshin jashtë grupeve parlamentare kanë kritikuar ashpër këtë marrëveshje.

Ndërkaq, gjatë prezantimit para Kuvendit, Thaçi tha se kjo do të ishte vetëm marrëveshja e parë, pasi normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të kërkojë edhe marrëveshje tjera deri në njohjen e Kosovës nga ana e shtetit serb.

Duke i kërkuar mbështetjen Thaçi tha dhe "Marrëveshja është më e mirë e mundshme për rrethanat e tanishme. Marrëveshja në asnjë pikë nuk cënon ligjshmërinë e shtetit tonë. Kushtetuta dhe ligjet tona do funksionojnë në të gjithë territorin dhe do i japim fund strukturave paralele. Serbia e pranoi këtë e nënshkroi marrëveshjen e cila në asnjë pikë, nuk e cenon funksionalitetin e shtetit tonë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë dhe që pas shumë vitesh mungesë të ligjit në veri, tani ligji të shtrihet në çdo cep të vendit tonë”- tha Thaçi.

Në emër të LDK-së, deputeti Ismet Beqiri ka thënë se kjo parti politike e mbështet marrëveshjen duke e ditur se ndërmjetësues ishte BE-ja me asistimin e SHBA-së.

Ndërkohë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar në tërësi marrëveshjen duke e cilësuar atë si të dëmshme për interesat e Kosovës dhe shtet-ndërtimin e saj.

“Me këto 15 pika, bosnizohet Kosova duke u shndërruar në shtet jo funksional drejt dështimit të sigurt. Për hir të pushtetit të tij, Thaçi, i zhytur në korrupsion e krim të organizuar, i sakrifikoi e braktisi, si shqiptarët në veri të Kosovës, ashtu edhe ata në Kosovën lindore”, citohet të ketë thë Kurti  informon europaelirë.

Kritik ndaj marrëveshjes është shprehur edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

“Vetë fjala se po flitet për kompromis, do të thotë se është shkuar përtej dokumentit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, përtej Kushtetutës dhe ligjeve që i kemi miratuar. Ajo që po mungon këtu është emri i vërtetë i kësaj autonomie” ka thënë Krasniqi.

DAÇIÇ E THAÇI LAJMERIM POZITIV ASHTON

Kryeministri serb Ivica Daçiç, dhe Hashim Thaçi pritet të lajmëroj sot shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton rreth vendimit të qeverisë për marrëveshjen. Pas dhënies ok të Kuvendit, kabineti qeveritar e ka miratuar unanimisht marrëveshjen e arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Po sot paradite qeveria e Beogradit miratoi marrëveshjen e arritur në Bruksel. Mbledhja ka zgjatur 30 minuta me dyer të mbyllura. Pas miratimit nga qeveria marrëveshja i kalon parlamentit të mërkurën ose të enjten. Parashikohet që miratimi njëzëri i saj të jetë i vështirë.

Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle dhe baronesha Ashton pritet të njoftojnë sot ministrat e punëve të jashtme të BE-së për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës, dhe reformat që kanë bërë në saje të integrimeve evropiane.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset