Kuvendi miraton ndryshimet në
ligjn “Për procedurat tatimore”

Kuvendi miraton ndryshimet në<br />ligjn “Për procedurat tatimore”
Kuvendi miratoi të enjten me 77 vota pro, ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore”. Ndryshimet krijojnë lehtësira në procedurat tatimore dhe synojnë të përmirësojnë klimën e biznesit, të qartësojnë dhe thjeshtojnë procedurat tatimore për tatimpaguesin.

Në të njëjtën kohë, ky projektligj synon ruajtjen e integritetit fiskal duke vendosur kushte të barabarta dhe konkurrencë të ndershme nëpërmjet luftës së informalitetit.

“Në bazë të ligjit detyrohet administrata tatimore të publikojë aktet që kanë të bëjnë me vendimet e gjykatave që biznesi të njihet me to. Vendoset afat i shkurtuar për garancitë financiare.

Shkurtohet koha e përgjigjeve të apelimit në 60 ditë nga 3 muaj që ka qënë më parë. TVSH do rimbursohet mbi bazë të analizës së riskut.”, u shpreh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Po ashtu, sipas tij, ligji parashikon uljen e gjobave administrative në kuadër të parimit të efiçiencës së aplikimit të gjobës.
 

Marrë nga//ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Kavajë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike duke vendos linjën e internetit, humb jetën 40-vjeçari

Kavajë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike duke vendos linjën e internetit, humb jetën 40-vjeçari