/ATSH/.- Kuvendi miratoi sot pesë kandidaturat e propozuara nga mazhoranca për Këshillin Drejtues të Radio- Televizionit Shqiptar.
Përmes votimit të fshehtë me elektronikë deputetët e shumicës votuan kandidaturën e Xhemal Matos (68 vota pro, 5 vota kundër dhe 6 abstenime), atë të Valbona Sulçes (68 vota pro, 5 vota kundër, 5 abstenime); të Helidon Halitit (70 vota pro, 5 vota kundër dhe 4 abstenime); kandidaturën e Xhelil Aliut (69 vota pro; 4 kundër dhe 6 abstenime) dhe të Vladimir Groshës (64 vota pro; 9 vota kundër dhe 5 abstenime) si anëtarët e rinj të bordit drejtues të RTSH-së.
Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KDRTSH-së i jep fund procedurës njëvjeçare të nisur nga parlamenti, e cila do të përmbyllet me përzgjedhjen dhe kandidaturave të propozuara nga opozita, e cila nuk u bë pjesë e procesit për shkak të bojkotit parlamentar.
Radio- Televizioni Shqiptar është enti kryesor publik mediatik në vend, i cili deri më sot ka funksionuar me një këshill të vjetër drejtues. Këshilli përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë. Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit. Në këtë post drejtues zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me votim të fshehtë nga KD për një periudhë 5-vjeçare ndërmjet jo më pak se 2 kandidaturave. Përzgjedhja e kandidaturave bëhet nga Këshilli
/Shqiptarja.com