Kuvendi miraton pr/buxhetin 2013
Opozita: Buxheti i asfaltit e betonit
Me përplasje dhe akuza është miratuar në votimin e parë Projektbuxheti për vitin 2013, që planifikohet të jetë 1.586 miliardë euro. Qeveria e ka vlerësuar si buxhet të zhvillimit ekonomik, ndërkaq partitë opozitare e quajtën buxhet të asfaltit dhe betonit. Në kampin opozitar vetëm AAK’ja i doli në krah pozitës me disa kushte.
Me përplasje dhe akuza është miratuar në votimin e parë Projektbuxheti për vitin 2013, që planifikohet të jetë 1.586 miliardë euro. Qeveria e ka vlerësuar si buxhet të zhvillimit ekonomik, ndërkaq partitë opozitare e quajtën buxhet të asfaltit dhe betonit. Në kampin opozitar vetëm AAK’ja i doli në krah pozitës me disa kushte.
Pavarësisht se kaloi në votimin e parë, Projektbuxheti për vitin 2013 nga partitë opozitare u cilësua si më i keqi në këto vitet e fundit. Derisa Qeveria e Kosovës e vlerësoi si buxhet të zhvillimit ekonomik, nga opozita e quajtën buxhet të asfaltit dhe betonit.
Përkundër përplasjeve buxheti u votua me 62 vota për, 31 kundër dhe një abstenim, projektbuxheti për vitin 2013, që parashihet të jetë 1.586 miliardë euro.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kundërshtuan këtë projektbuxhet, ndërsa AAK-ja i ka dhënë mbështetje pozitës, por me disa kushte. Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke iu drejtuar deputetëve, kërkoi nga ta që mos ta shohin si një projektbuxhet për vitin 2013, por edhe për vite të tjera. Ai tha se rritja ekonomike për vitin 2013 do të jetë 4.5 për qind.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se ende po varemi nga importet dhe bëhet fjalë vetëm për një buxhet shpenzues. “Ky është buxhet i cili nuk ka fare koncept të zhvillimit, ky është një buxhet i asfaltit e betonit, e jo buxhet i investimeve në sektorët prodhues. Zhvillimi ekonomik i Kosovës, duhet ta dimë të gjithë, vjen nga investimet në prodhim, nga hapja e vendeve të punës në bujqësi, në energji e industri”, tha Ymeri.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
51.3%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 193
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35