Kuvendi miraton projektligje fiskale
'bien' taksat për makinat e celularët

Kuvendi miraton projektligje fiskale<br />'bien' taksat për makinat e celularët
TIRANE - Kuvendi miratoi sot në seancën plenare një sërë projektligjesh, të cilat synojnë rregullime fiskale. Projektligjet u kaluan vetëm me votat e mazhorancës, për shkak se deputetët e opozitës kanë bojkotuar punimet në shenjë proteste ndaj konfliktit të një jave më parë mes deputetit të PD-së, Gent Strazimiri dhe deputetëve të PS-së, Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, të ndodhur në mjediset e parlamentit.

Me shumicë votash Kuvendi miratoi dy marrëveshjet e huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për zhvillimin e modernizimin e financave publike.Qëllimi i akordimit të këtyre huave është mbështetja e reformave nën asistencën e mbikëqyrjen e BERZH-it, Bankës Botërore, të Fondit Ndërkombëtar, për përmirësimin dhe qëndrueshmërinë fiskale të Shqipërisë nëpërmjet fuqizimit të menaxhimit të financave publike, prioritet ky për rritjen e ekonomike afatmesme dhe afatgjatë.

Ndërkaq Kuvendi rrëzoi nenin 10 të projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 "Për taksat kombëtare" të ndryshuar"", i cili parashikonte vendosjen e dy tarifave që lidhen me shërbimin e urgjencës mjekësore dhe parashikonte vendosjen e një tarife prej 500 lekësh për çdo kartë telefonike SIM të përdorur si dhe tarifa vjetore prej 1 mijë lekësh për çdo automjet të regjistruar.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin "Për tatimin mbi të ardhurat" të ndryshuar"". Propozimet e paraqitura kanë të bëjnë me dy ndryshime të rëndësishme në sistemin fiskal: mënyrën e llogaritjes së kësteve të tatimfitimit dhe momentin e pagesës së dividendit. Gjatë punimeve të senacës së sotme u miratuan edhe ndryshimet në ligjin për Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar". Projektligji parashikon përmirësimin e mënyrës së komunikimit të administratës tatimore me tatimpaguesin, duke shtuar si formë komunikimi edhe komunikimin në rrugë elektronike", si dhe saktëson dhe lehtëson procedurën për kalimin në regjistrin pasiv të tatimpaguesve të cilët plotësojnë kushtet për kalimin në këtë regjistër, në përputhje me kërkesat e sistemit të ri informatik.

Vetëm me votoat e mazhorancës në seancën e kësaj të enjte u miatua edhe projektligji "Për sistemin e taksave vendore" të ndryshuar". Projetkligji rishikon normat tatimore për biznesin e vogël. Nëpërmjet ndryshimeve, është parashikuar që tatimi minimal i pagueshëm për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë të jetë jo më i vogël se 25 mijë lekë në vit. Sipas nenit 11, të ligjit në fuqi, tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë tatohen me shkallën tatimore 7.5 për qind mbi qarkullimin, kurse tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga zero deri në dy milionë lekë, tatohen me një shumë fikse prej 25 mijë lekë në vit. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2014, i llogaritur mbi bazën e deklaratave të vitit 2013, rezulton në shumicën e rasteve më i vogël se 25 mijë lekë. Në këtë mënyrë, pra, tatimpaguesit me qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekë rezultojnë me ngarkesë fiskale më të vogël se tatimpaguesit me qarkullim nga zero deri në dy milionë lekë.

Me shumicë votash u votua edhe projetkligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar". Kuvendi miratoi p/ligjin  "Për shërbimin publik të varrimit". Ky ligj krijon mundësinë për ngritjen e varrezave private dhe atyre fetare, gjithashtu plotëson kuadrin ligjor edhe me format alternative të varrimit. Përmes ketij ligji i jepet zgjidhje problematikës shqetesuese se viteve të fundit, për mungesën e vendvarrimeve.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim