Kuvendi mohoi se do ketë përforcime të Gardës në seancën e së hënës, reagon sërish Bardhi: Lindita nuk jep urdhëra, vetëm i zbaton

Kuvendi mohoi se do ketë përforcime të Gardës në seancën e së hënës, reagon sërish Bardhi: Lindita nuk jep urdhëra, vetëm i zbaton

1700334240_1693741324800061f4174d0c14a.jpg

Pasi burime nga Kuvendi hodhën poshtë pretendimin se kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta në sallën e seancave plenare për seancën e së hënës për të bllokuar kaosin që ka paralajmëruar Rithemelimi, k ardhur një reagim nga Gazment Bardhi. Ky i fundit përmes një postimi në rrjete sociale thotë se lajmi i shpërndarë nga Kuvendi është i rremë duke i qëndruar sërish versionit të tij.

"Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet. Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhëra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!", shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Seanca për buxhetin të hënën, Rithemelimi me skenar kaosi, Bardhi: Nikolla urdhër Gardës që të rrethojë deputetët e opozitës! Kuvendi për Report Tv: Gënjeshtër


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv