Kuvendi, ndryshojnë procedurat 
tatimore për çregjistrimin e biznesit

TIRANE- Dy problematika serioze të evidetuara nga biznesi vitet e fundit: çregjistrimi dhe kalimi në regjistrin pasiv, pritet të marrin zgjidhje përmes një projektligji të depozituar në Kuvend. Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore parashikojnë që, për rastet kur një biznes nuk ushtron veprimtari tregtare apo nuk dorëzon deklaratën tatimore për 12 muaj, automatikisht ai do të kalojë në regjistrin pasiv. Po ashtu, ndryshimet parashikojnë kalimin në regjistrin pasiv në mënyrë të menjëhershme, për rastet kur për biznesin është deklaruar pezullimi i veprimtarisë në Qendrën Kombëtar të Regjistrimit.

Për të gjithë periudhën e qëndrimit në regjistrin pasiv, ndaj tatimpaguesit nuk do të llogariten gjoba për mosdeklarim tatimor. Ligji ekzistues, sipas deklarimeve të herëpashershme të përfaqësuesve të bizneseve, nuk jepte një përcaktim të saktë se kur një biznes kalon në statusin pasiv duke sjellë jo vetëm një regjistër të pasaktë lidhur me situatën e bizneseve të tatimpaguese por edhe penalitete për vetë bizneset.

Një problematikë tjetër që ka marrë zgjidhje nga ndryshimet ligjore të depozituara në Kuvend është edhe ajo e procedurave të çregjistrimit tatimor. Aktualisht, mungon përcaktimi se cila datë konsiderohet si datë e çregjistrimit të tatimpaguesit për qëllime tatimore. Propozimi i bërë përcakton se datë e çregjistrimit të tatimpaguesit në Tatime është data e çregjistrimit në QKR ose gjykatë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen