Kuvendi: Nuk do të ketë rritje të
çmimit të energjisë për qytetarët

Kuvendi: Nuk do të ketë rritje të<br />çmimit të energjisë për qytetarët
TIRANË- Komisioni kuvendor i Veprimtarive Prodhuese miratoi dje një rezolutë, duke vendosur frenimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, deri në momentin që do të rriten arkëtimet dhe do të ulen ndjeshëm humbjet nga subjekti i shpërndarjes.

Komisioni iu drejtua Entit Rregullator të Energjisë elektrike me një kërkesë zyrtare në lidhje me këtë çështje : ”Qytetarët e ndershëm nuk kanë pse të pësojnë për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike”, thuhet në të. Një ndër kërkesat e tjera të kësaj rezolute ishte edhe rishikimi i faturimit afrofe nga ERE.  

Kjo projektrezolutë është përkrahuar si nga opozita po ashtu dhe nga mazhoranca. Tashmë i mbetet që të marrë edhe “OK” në Parlament për të hyrë në fuqi.
Gjatë diskutimeve, deputetët e opozitës kanë kërkuar që të parandalohet ndryshimi i tarifimit të energjisë.

Sipas deputetit Genc Ruli është absurde që të hiqet fasha 300 kWh, pasi prek 75% të popullsisë. Nga ana tjetër, sipas tij nuk mund të flitet për rregullime të tilla ligjore për aq kohë sa mbetet e lartë niveli i humbjeve dhe i ulët ai i arkëtimeve.

Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi, theksoi se nuk është folur asnjëherë për rritje të çmimit të energjisë. “Propozoj që Kuvendi t’i kërkojë ERE-s që të gjitha vendimet që mund të ndikojnë në rritjen e çmimit të energjisë të mos miratohen pa u reduktuar ndjeshëm humbjet në rrjet dhe pa u përmirësuar ndjeshëm arkëtimet,” tha Shalsi. 

Në këtë kuadër, ai propozoi që të zhvillohen seanca dëgjimore me ministrin e Energjisë, me administratorin e CEZ Shpërndarje, si dhe me përfaqësues të ERE-s për të monitoruar ecurinë lidhur me reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. “Sektori i energjisë është determinant për ekonominë shqiptare.

Nëse nuk reformohet impakti në jetët tona është i jashtëzakonshëm,” tha kryetari i Komisionit. Nga ana e saj, anëtarja e Komisionit Monika Kryemadhi theksoi se është e rëndësishme që nëpërmjet projektrezolutës të mbrohet konsumatori, por njëkohësisht të garantohet një administrim sa më i saktë i CEZ Shpërndarje.

Nëpërmjet rezolutës, Komisioni rekomandon, veç të tjerash, nxitjen e ecurisë së procedurave që lidhen me projektin e gazsjellësit TAP. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç