Kuvendi nuk i shton buxhetin
Nishanit dhe ministrit Manjani

TIRANE- Kërkesat e dy institucioneve kryesore, Presidenca dhe Ministria e Drejtësisë, për fonde shtesë në buxhetin 2016, nuk është mbështetur nga Kuvendi. Komisioni i Ligjeve nuk ka pranuar t’u japë fonde shtesë ndryshe nga sa kishte parashikuar qeveria dikastereve të Nishanit dhe Manjanit. Relatori Bashkim Fino bindi komisionin që t’i kërkohen Komisionit të Ekonomisë të mos ketë shtesa për këtë institucione, teksa fonde të vogla u shtuan për disa institucione të tjera.

Bashkim Fino nuk dha ndonjë argument se pse nuk ishte pranuar kërkesa e Presidencës, teksa shtoi se Ministrisë së Drejtësisë, kërkesa nuk i është pranuar pasi si pjesë e qeverisë, ajo duhet ta kishte zgjidhur këtë problem që në fillim kur Ministria e Financave kishte hartuar projektbuxhetin. Institucioni i Presidentit të Republikës kishte kërkuar 10 milionë lekë të reja shtesë në Pr/Buxhetin e vitit 2016 të planifikuar nga Ministria e Financave për këtë institucion.

Shefi i Kabinetit i Institucionit të Presidencës, Florian Nuri, e parashtroi këtë kërkesë gjatë punimeve në Komisionin parlamentar të ligjeve. Sipas tij, Institucioni i Presidencës ka nevojë për më shumë fonde në kuadër të përballimit të aktiviteteve për vitin e ardhshëm. “Ne si institucion vlerësojmë se në pr/buxhetin e vitit 2015 parimisht janë plotësuar thuajse të gjitha nevojat që ne kishim parashtruar, por ende mbetet “ngërç” fondi i shpenzimeve operative, pra për aktivitete, ceremoni .etj”, tha Nuri.

Sipas tij, “institucionit të Presidentit i janë alokuar vetëm 10 milionë lekë, teksa ne kishim kërkuar 20 milion lekë të reja për shpenzime operative. Pra nevojiten dhe 10 milion lekë të reja për të plotësuar të gjitha parashikimet e bëra mbi evenimentet dhe shpenzimet operative të parashikuara nga institucioni ynë”, tha Nuri.

Po ashtu as argumentet e Ministrisë së Drejtësisë, duket se nuk e kanë  bindur Komisionin e Ligjeve për një shtesë fondi prej rreth 2 miliardë lekësh. Zëvendësministri i Drejtësisë Arben Isaraj tha në Komision se hapja e burgjeve të reja dhe rikonstruksioni i disa godinave kërkon disa fonde shtesë. “Duam shtesë fondesh. Duam 681 milionë shtesë për shpenzime personeli. Do hapim paraburgimin e Shkodrës me 400 veta. 154 milionë na duhen për pagesat e CEZ dhe Ujësjellësit për burgjet.

Kërkoj ndihmë edhe për 1 miliardë lekë në zërin e investimeve. Do të bëjmë rikonstruksion e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe ministrinë e drejtësisë. Fond shtesë për avokaturën e shtetit se ka 45 personel më shumë si dhe kanë rikonstruksion godine”-tha Isaraj. Anëtari i Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino, relator i çështjes kritikoi Ministrinë e Financave për mospërputhje. “Më vjen keq që nuk jemi koordinuar me qeverinë dhe këto diskutimeve të ishin bërë që atje. Pse nuk i ka rakorduar këto shifra Ministria e Financave? Efektet financiare të VKM-ve duhet të ishin parashikuar”,-tha Fino.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave tha se shifra është e lartë dhe është e pamundur të pranohet. Por kjo nuk e bindi socialistin Fino. “Kam oponencë të fortë ndaj Ministrisë së Financave. Janë futur 45 veta tek Avokatura e Shtetit me vendim qeverie. Në organike është shtuar vetëm një person. Në këtë pikë duhet ishin +45. Sugjeroj që 10 VKM duhet të shoqërohen me fonde për zyrat e reja ku janë transferuar institucionet. Edhe për burgun e Shkodrës fondi të jetë që tani. Por ju jeni pjesë e qeverisë, dhe këto gjëra duhet të ishin diskutuar atje”, -tha Fino në mbledhjen paraprake për buxhetet.

Ja ndryshimet në “buxhetin 2016”

Ministria e Drejtësisë zero lekë shtesë

Presidenti i Republikës zero lekë shtesë

Prokuroria 15 punonjës shtesë

Zyra e Buxhetit Gjyqësor 15 punonjës shtesë brenda të njëjtit buxhet

Avokati i Popullit shtesë dy komisionerë

Gjykata Kushtetuese shtesë 1milionë lekë për shpenzime operative dhe 1 milionë për investime.

Ministria e Pushtetit Vendor do të marrë 267 punonjës nga organika e Ministrisë së Bujqësisë.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit do të marrë 2 milionë lekë shtesë për shenzime operative.

Komisioneri për Shërbimin Civil shtesë një punonjës dhe 1,77 milionë lekë

Instituti i të përndjekurve shtesë 4 punonjës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës