Deputetja e PD-së Flutura Açka përmes një reagimi në rrjete sociale ka bërë me dije se është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku Gazment Bardhi, u mori pjesë si kreu i grupit parlamentar të PD-së, për të mos e bërë situatën qesharake.
“Kuvendi NUK u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve, nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situatën mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë – “dy dado e vrasin fëmijën!”.
Do t’i lutesha medies të jetë korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilës (mund) t’ia çoj. Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”, shkruan Açka.
Kujtojmë se sikundër raportuam edhe më herët gjatë ditës së sotme, në këtë mbledhje ishte ftuar edhe Gazment Bardhi edhe Flutura Açka, ndërsa Kuvendi ende nuk ka shprehur se cilin njeh si kryetar grupi.
Lajmi kryesor:
Bardhi shkon si kreu i grupit të PD në Konferencën e Kryetarëve: Më kanë rikonfirmuar deputetët! Açka ikën nga mbledhja: Kuvendi pa vendim, dy dado vrasin fëmijën
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7519
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
E akuzoi se e emëruan bandat, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje
21 Nëntor, 09:32
-
Jakin Marena: Berisha ngre flamurin serb në Kuvend, Kurti zhbën shqipen, rastësi?!
20 Nëntor, 18:41
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor, 16:42
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
Përplasje te ‘Mandatet’/ Opozita kërkon heqjen e mandatit, Vullnet Sinaj: Shpifës, ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur e do vjedhësh gjithë jetën! Bardhi: Ke futur duart në buxhet
20 Nëntor, 12:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
DEBATET/ Opozita vendos flamurin serb në Kuvend, Balla u kërkon ta heqin: Mos provokoni! Bardhi: Lërini patriotizmat, vidhni Shqipërinë
18 Nëntor, 18:48
-
Buxheti 2025, Rama tregon si do ndahen 8.2 miliardë euro, trefishuam GDP e vendit! Bardhi: Dëshmi e korrupsionit, i shërben oligarkëve
18 Nëntor, 16:53
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55