TIRANË-Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për diskutuar draft-programin për periudhën 19 janar-26 shkurt dhe draft-kalendarin për periudhën 19 janar-5 shkurt dhe njëkohësisht për draft-kalendarin e paraqitjes në Kuvend të raporteve të organeve kushtetuese.
Kryetari Meta shpjegoi se në draft-programin e punës janë përfshirë të gjitha çështjet që janë depozituar në Kuvend për shqyrtim dhe miratim si edhe ato të mbartura nga programi i kaluar.
Mbledhja vazhdoi me diskutimet në lidhje me programin e punës dhe në fund së Konferenca e Kryetarëve e miratoi në union kalendarin e punimeve.
Seanca e parë plenare për këtë sesion do të zhvillohet të hënën dhe do të nisë në orën 17:00./ATSH/