Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ku pritet që të miratohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Në një reagim të parë, që pas kërkesës për arrestim, Arben Ahmetaj ka mohuar çdo akuzë që është ngritur ndaj tij duke thënë se do të flasë vetëm kur të gjithë të kuptojnë se s’ka asnjë lidhje me procedurën. E madje, ai ka thënë se do të dalë kur e vërteta të marrë rrugë.
Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ku ndodhet Ahmetaj?
SPAK po heton rolin e Ahmetajt në tre inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Sipas Zërit të Amerikës Ahmetaj u largua nga Shqipëria pak orë përpara se Prokuroria të formulonte kërkesën drejtuar parlamentit për ti hapur rrugë arrestimit të tij. Në 2 mbledhjet e këshillit të mandateve (11 - 12 korrik) Ahmetaj u përfaqësua nga avokatët të cilët pranuan se klienti i tyre nuk ndodhej në Shqipëri se ishte jashtë për arsye familjare dhe se nuk kishte pasur asnjë dijeni se Prokuroria do të paraqiste një kërkesë të tillë para Kuvendi.
Po sipas Zërit të Amerikës, Ahmetaj është larguar nga pika kufitare e Kakavijës. Ai kishte blerë online një bilete avioni për në Itali por nuk e ka përdorur atë. VOA por jo vetëm, edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi kanë hedhur gjithashtu hipotezën se nga verifikimet e sinjalit të celularit të ish ministrit të Financave, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, 117 deputetë pro kërkesës së SPAK! 3 opozitarët që abstenuan! Prokuroia çon në gjykatë kërkesën për prangosjen e ish-ministrit
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4076
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor, 10:59
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?
22 Dhjetor, 18:11
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor, 20:38
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00