SPAK kërkon arrestimin e tij, Ahmetaj reagon për herë të parë: Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë! Letrat e mia ishin në favor të interesit publik

SPAK kërkon arrestimin e tij, Ahmetaj reagon për herë të parë: Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë! Letrat e mia ishin në favor të interesit publik

Arben Ahmetaj

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e tij dhe kontrollin e shtëpisë. Në një mesazh për një emision televiziv, Ahmetaj ka mohuar çdo akuzë që është ngritur ndaj tij duke thënë se do të flasë vetëm kur të gjithë të kuptojnë se s’ka asnjë lidhje me procedurën.

Duke iu referuar detajeve të dosjes që ka dalë edhe në media që tregohet se biznesmeni i inceneratorëve Klodian Zoto ka qenë fillimisht pronar i vilës në Hamallaj, ish-zv.kryeministri e mohon duke thënë se Zoto nuk e ka pasur asnjëherë në pronësi që t'ia falte atij apo bashkëjetueses.

"Do dal kur ju te lexoni dosjen. Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohe ka qen njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish gruaja ime ka shit metra katrorë në treg të lirë.

Do dal kur të kuptohet që bashkëjetusja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion të pastër bankar një pronë. Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë  pronar i asaj pronë që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot.

Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju te bëni pyetje te vërtete se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur ta kuptoni që s’kam pas lidhje me proceduren. Atëherë do dal. Do dal kur t lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente ne aspektin e lobimit apo favorizimit, aq më tepër në opozitë", shkroi Ahmetaj në mesazh për emisionin 'Opinion'.

Ku ndodhet Ahmetaj?
SPAK po heton rolin e Ahmetajt në tre inceneratorët e Elbasanit, Fiierit dhe Tiranës. 

Sipas Zërit të Amerikës Ahmetaj u largua nga Shqipëria pak orë përpara se Prokuroria të formulonte kërkesën drejtuar parlamentit për ti hapur rrugë arrestimit të tij. Kërkesa mbante datën 7 korrik 2023 ndërsa kryetarja e Kuvendit deklaroi se ajo ishte dorëzuar më 10 korrik. Ndërkohë që në 2 mbledhjet e këshillit të mandateve (11 - 12 korrik) Ahmetaj u përfaqësua nga avokatët të cilët pranuan se klienti i tyre nuk ndodhej në Shqipëri. se ishte jashtë për arsye familjare dhe se nuk kishte pasur asnjë dijeni se Prokuroria do të paraqiste një kërkesë të tillë para Kuvendi. 

Po sipas Zërit të Amerikës, Ahmetaj është larguar nga pika kufitare e Kakavijës. kishte blerë online një bilete avioni për në Itali por nuk e ka përdorur atë. VOA por jo vetëm, edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi kanë hedhur gjithashtu hipotezën se nga verifikimet e sinjalit të celularit të ish ministrit të Financave, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Nesër vendoset për arrestimin
PD e PS ranë dakord që seanca e posaçme për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj të mbahet të premten në orën 10:00.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Bëhet fjalë për 400 faqe dosje ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë. 

Telefoni i ish bashkëshortes së Ahmetajt, ka qenë prova ‘bingo’ për prokurorët pasi në atë telefon janë zbërthyer mijëra mesazhe dhe telefonata që janë bërë dhe që prokuroria mbështet akuzat për të. Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mertirit.

Në kërkesën që SPAK ka dorëzuar në Kuvend argumenton pse kërkon ti hapet rruga për arrestimin e deputetit Ahmetaj, renditen veprimet për të cilat akuzohet ai kur ka pasur funksionet si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrjes e më pas si ministër i Financave, për t’i mundësuar biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.

/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli Dhurata Uruci: 14/07/2023 11:17

    I bej thirrje spak BKH dhe prokurorise se rrethit gjyqesor shkoder per mjeken Dhurata Uruci te ndiqet penalisht per shperdorim detyre Korrupsion mosdeklarim pasurie Korrupsion me manipulime diagnozash per qellime perfitimi kempesh dhe raportash mjeksore. Mjekja me dy fytyra te hetohet imtesisht

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 14/07/2023 10:15

    Te lumt beno mos u dorezo se shqiptaret keshtu e duan pakesoi buken e shtoi drurin

    Përgjigju
  • Besnik: 14/07/2023 09:33

    Hajde burra shteti hajde me këta do bëjmë shtete e komb ne??o merre me lëng se mishi u mbarua thuaj...me vin për të qeshur kur ka akoma që më flasin për nderin burrerin e fisnikerin e shqiptarit...lam nam jemi bere me keq se arrixhinjt shesim femijen per 5mij lek..o sa turp me qen shqiptar o hej...aty janë bërë të gjithë si Arben koburja, kush të vjedh më shumë...na iku jeta duke pritur të rregullohet vendi jon po më duket se jemi si laraska me koqet e demit

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 14/07/2023 09:32

    A.Ahmetaj nuk duhet të dorëzohet para SPAK të tredhur nga S.Berisha- krimineli i 20.000 të vrarëve 1991-2021. -Kur të Arrestohet Saliu,Like,Luli,Mona,Muli,Saliani,Ruli,Bode,Bumçi,Zeni,Malltezi,Argtw..e KO,Athere mundet nëse ka fakte. -SPAK po bën arrestime MAJTAS pa prova mandej i kërkon provat,Siç ndodhi me Tahirin,Kokën,Bllakon,etj. -Popullit nuk i duhen Arrestimet por SEKUESTRO pasurisë së tepërt.Pasi nga 80 % të magjistratëve të nxjerr NOKAUT nga vetingu asnjërit nuk i është sekuestruar pasuria.Nga 1992 është vjedhur 350 mild.$ pasuri e 46 viteve se gjoja ishte e ENVER HOXHËS.Dhe kjo u bë më urdhër të Sb,Azem Hajdarit,Gramos Pashkos,etj,me teorinë SHOCK. -Kur të vij TIK LLALA në burg në Shqipëri,i ikur nga SPAK.. -Kur të thirret nga Amerika LUAN HOXHA që di shumë për GËRDECIN.. -Kur të thirret për burr KUMBARO që vrau Remzi Hoxhën me urdhër të Gazidedes ( Saliu) -Kur të pyetet ZEF BROZI(SOT në amerikë) pse duhet ta arrestonte,Vriste Saliu..! -Nëse nuk arrestohen kokat e krimit..POPULLI TË RRETHOI SPAK DHE TA NXJER NGA ZYRAT ME SHQELME. -Boll më QË NËNAT SHAMIZEZA TË 20.000 TË VRARËVE TË MOS GJËJNË DREJTËSI..! -PS nuk votoi drejtësinë që të arrestohen vetëm të PS pa fakte,Por të gjithë të korruptuarit e vrasësit që nga 1992.PIKË.

    Përgjigju
    • thanasi: 14/07/2023 10:58

      o klysg komunisti , keto te PS ka 10 vite qe vetem vjedhin edhe po shpopullojn shqiperin , keto duhen djegur pastaj ato te tjeret .

  • Zejamu: 14/07/2023 09:08

    Njeriu humb parate; s’ka humbur asgje. Humb shendetin ka humbur dicka, humb karakterin ka humbur cdo gje!!!!!.

    Përgjigju
    • e drejta: 14/07/2023 10:59

      VARGJET E TE MADHIT GETE...

  • Ca bohet: 14/07/2023 09:02

    Do dal kur e verteta te marr udh! D.m.th asnjeher!

    Përgjigju
  • joker: 14/07/2023 08:22

    ti je kokrra e hajdudit dhe te gjithe e dine , kshu qe mos na bo kot si i pafashem se na hape barkun

    Përgjigju
  • romi: 14/07/2023 08:05

    rama duhet arrestuar nje ore me pare,,ai i sjell hajdutet,,dhe me ta vjedh...

    Përgjigju
  • tani: 14/07/2023 06:53

    E kupton ca vemje je ti, do te vjedhedh, do dashnore, bere cfare deshe dhe u arratise! Po ti vetem burgun meriton dhe te sekuestrohe ishalla cdo gjo mer pis legen se burre nuk je ti! Ky eshte dallimi jot, nga tjeret! Ti ke qen lamgo qe ne gjeneze! Ushalla mer me vete edhe ata drejtoret e tu qe kane mbet ne Ministri te Finances, se hajduta jan dhe ata! ti i solle se merje taksa e dhurata! Tigrush sapunin!

    Përgjigju
    • Në Burg: 14/07/2023 07:57

      Vetëm në burg! Ti je një krijesë e ndyrë që fatëkeqësisht shoqëria jonë i prodhon me shumicë. Nuk arritët kurrë të vini në lartësinë që kërlon detyra, shoqëria, Shqipëria.

  • Iris: 14/07/2023 05:35

    Ti po te duash dil,po te duash mos dil kurre.Kjo eshte nje ceshtje e ndergjegjes tende dhe Interpolit,por e verteta doli ne momentin qe ja mbathe me bisht nen shale si qente frikacake ne /drejtim te paditur/ dhe u fsheve.Historikisht,vetem fajtoret dhe frikacaket ja kane mbathur.

    Përgjigju
  • Boti: 14/07/2023 04:27

    Me pak fjale, ne ate shtet te degjeneruar, Arben Ahmetaj vjedh miliona euro ,pasurohet brenda nates dhe shteti mban mjeket peng, ndersa ky zoteria nuk del te perballet me drejtesine qe prodhoi partia e tij sepse nuk qenka e verteta keshtu. Kur vjen puna tek arrestimet keta shk******a ose semuren rende, ose ikin para kohe. I shporret shqiptaret o ju qr.

    Përgjigju
  • Faik: 14/07/2023 03:11

    Hajde njèheré kètu para DREJTÈSISÈ DOBIÇ , dhe té vèrtetat tregoji né SPAK KRYEHAJDUT , KRYE HAJNÈ , KRYE HORR , KRYE DOBIÇ !!!!!!!!! NUK ke Bythè pèr BURG ti PIDH ROBSH , si Saimir Tahiri i NDERUAR qè qèndroi si BURRÈ !! !! Ti je LAVIRE dhe KURVÈ , qè VODHE , GRABITE dhe PLAÇKITE SHQIPÈRINÈ pèr 25 vjet rresht , dhe pastaj ike si LEPUR !!!! MOTRÈN dhe ROBTÈ ku ti kesh o arben abmetaj !!!!! Ju bèj thirrje SHQIPTARÈVE anè e mbanè GLOBIT , qè kudo qé mund ta shikojnè DITÈZIUN HAJDUT Arben Ahmetaj , ta GJUAJNÉ me GUR dhe ta PÉSHTYJNÉ , sepse ju ka RRÉNUAR EKONOMINÉ dhe ka SHKATÉRRUAR NJÈ KOMB tè tèrè !!!! Shpopullimin e kemi nga Atben Ahmetaj dhe gjithè shokèt e tij tè URRYER nè Politikè !!!

    Përgjigju
    • Vertet: 14/07/2023 09:17

      Ore ti qe shet voten, qe rrit femijet e tu me filma me gangstera dhe histori mafioze, Ku per cudi i ngrini hajdutet dhe drogaxhijnt ne lapidar. Ti flet me kaq urrejtje, po Pse te futet dikush me nje gram bar per nje vit ne burg ( qe e ka per perdorim vetjak) dhe Sajmiri qe shiti gjithe barin e sekuestruar dhe te mbjelle per me pak… ule zerin dhe dil ne demostrate, por rini si mut dhe mir tjua bejne. Cte mbjellesh do korresh.

  • Pjeter: 14/07/2023 02:15

    Problem eshte kjo puna e imunitetit! Meqe peshqit e medhenje i jane futur politikes, e sigurisht qe kane imunitet, ata qe e dine sa hajna jane, me te paren gje qe kuptojne qe po u afrohet laku, ja mbathin, ndoshta e kane pergatitur me kohe edhe vendin ku ekstradimet jane shume te veshtira per nje shtet si Shqiperia!! Shikoni Ahmetajn, bleu bileten per ne Itali me nisje nga Rinasi, dhe doli nga Kakavija, c'do gje e paramenduar, fiks ashtu si deklaron tani se fundmi, "per interes publik e ka bere gjithçka"!!! Sinqerisht, kisha shume shpresa tek ky SPAKU, por deri tani, duke pare rezultatet, nuk te bejne te mendosh pozitivisht!!!

    Përgjigju
  • Imami: 14/07/2023 00:02

    Klysh kurve, njeri me karakter te shemtuar, te te rrojne leket qe i vodhe popullit. Palaco burre. Ik bej burgun tani.

    Përgjigju
    • Kosto: 14/07/2023 07:20

      Dhe sa i shkathët paska qenë, ky vidhte 400 mln euro dhe i pafajshmi kryeministër, ai engjëlli yne, shpëtimtari, nuk kuptoi asgjë. Sa i shkathët ky Ahmetaj që ia futi fhe njeriut që do shpëtojë, Ballkanin Rusinë z Amerikën e me gjerë.

  • Mos dil: 13/07/2023 23:55

    Në vrimë të miut ri

    Përgjigju
  • Xxxxxxxx: 13/07/2023 23:47

    Mir o mir hajde bej njeher burgun ti pastaj te diskutojm si eshte puna...

    Përgjigju
  • Populli: 13/07/2023 23:18

    Po pse nuk del mer pip pip…Po kur ti qe e krijove Spak nuk ke besim magjino cfare duhet te presim ne qe jemi thjesht popull.Vec te ikim nga ky vend na ka ngel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!