Programi elektoral i PD-së/ Bejko: Tavan për numrin e punonjësve dhe administratës vendore, zona të lira ekonomike për emigrantët e diasporën

Gjatë prezantimit të programit elektoral të PD-së, Roland Bejko, nënkryetar i PD, ka prezantuar programin e kësaj force politike për vetëqeverisjen vendore dhe zhvillmin rajonal.

Ai u shpreh se PD synon të vendoset një tavan për numrin e punonjësve dhe administratës vendore sipas mesatares që kanë  vendet e bashkimit evropian; punonjës për numër banorësh,

“Gjatë qeverisjes së PD, do t’u jepet fund praktikave preferenciale politike në shpërndarjen e fondeve për pushtetin vendor.

Ndaj, do të vendoset një tavan për numrin e punonjësve dhe administratës vendore sipas mesatares që kanë  vendet e bashkimit evropian; punonjës për numër banorësh, duke bërë të mundur kështu që buxhetet e bashkive të mos ndahen 65% për shpenzime operative të tyre, dhe 35% për investime, por, të jetë e kundërta”,-tha Bejko.

Ndër të tjera, ai deklaroi se Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj do të krijojë zona të lira ekonomike në bashki si hapësira zhillimi të një ekonomie të ndershme, me afat 10 vjeçar për diasporën dhe emigrantët. Ndërsa, për ata që do të investojnë në zonat e braktisura rurale, këtë të drejtë, do ta gëzojnë për 15 vjet.

“Qeveria e Partisë Demokratike do inkurajojë me politikat e saj, zhvillimin e projekteve të përbashkëta lokale midis bashkive  fqinje brenda  vendit, por edhe me ato jashtë vendit, në kuadër të projekteve cross-border të Bashkimit Evropian për zhvillimin e fermave të gjelbra energjitike,turizmit, blektorisë, menaxhimit të ujrave, burimeve natyrore të përbashkëta, shkëmbimeve kulturore dhe tregëtare midis fqinjëve duke rritur  ekonominë familjare dhe mirëqënien e banorëve të tyre”,-u shpreh Bejko.


Lajmi kryesor:

Basha prezanton programin elektoral: Krijojmë xhandarmërinë kombëtare! Rikthim tek taksa e sheshtë, 9% për profesionet e lira! Brenda 4 viteve heqim vizat me SHBA


K.M/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj